Politike

Meta sfidon Ramën nga ‘qyteti i tij’: Sa herë të përmendem do vij në Vlorë. Largimet nga LSI? Paskemi pasur më shumë

22 Shkurt 2021, 15:31 Nga DOSJA
Meta sfidon Ramën nga ‘qyteti i tij’: Sa herë të

VLORË– Presidenti Ilir Meta ka sfiduar kryeministin Edi Rama nga Vlora, duke u shprehur se sa herë të akuzohet do të japë përgjigjen nga qyteti, të cilin kryesocialisti e cilëson si “shtëpinë e tij”. Në një konferencë me gazetarët, Meta foli edhe për laegimet nga LSI-ja, duke shtuar me ironi se partia që ai drejtonte paska pasur më shumë anëtare se PS e Kinës.


PJESË NGA KONFERENCA:

Meta: Nga kush ka frikë presidenti në Vlorë. I ka marrë ndonjë centimetër ndonjë banori. Le të vijë këtu, të thotë. Kush i ka ndërruar çdo javë drejtuesit e hipotekës? Presidenti? Për këtë qenka presidenti. E kemi të qartë që presidenti është armik i oligarkisë. Ftoj të gjithë që ta kuptojnë se është armiku kryesor. Kontrollon mediat, që kërkojnë të bëjnë një shplarje truri, që kërkojnë t’i trajtojnë si njerëz të marrë dhe idiote. Dy vajza humbën babain në spital, në vend që kryeministri të kërkonte hetim se ato mund edhe mos të kishin të drejtë, nuk lihen as të qajnë babain rehat.

Pyetje: Roli i oligarkëve në qeverinë Rama, a keni emra konkretë?

Meta: I di Vlora dhe gjithë Shqipëria. Janë në gjithë ato që ka kthyer pas presidenti.

Pyetje: 100 të rinj janë larguar drejt PS, është metodë për shkatërrimin e LSI?

Meta: Nuk kam asnjë koment për këtë çështje. Jam i suprizuar se LSI në Berat paska pasur më shumë anëtarë sa Partia Socialiste e Kinës. Partitë të merren me programe. Të japin llogari për premtimet që kanë bërë dikur. Po të merremi me çimkat e Vlorës dhe Shqipërisë është kohë e humbur.

Pyetje: Si iu kanë pritur në Vlorë?

Meta: Sa herë të përmendem në Vlorë, do vij të përgjigjem në Vlorë dhe jo nga Tirana. Vij nga një krahinë që ka sjellë 3 çeta në luftën e Vlorës, një ka qenë nga Skrapari. Nuk përtoj, po të sulmojnë…po të shpifin se po kam gabuar, vij kërkoj falje.

Pyetje:Vizitat e shpeshta në Vlorë, është sfidë ndaj kryeministrit?

Meta: Kam respekt për Vlorën. Ia thashë. Fshati ku ka lindur presidenti ka sjellë një çetë të vetme. Kështu që për këtë është respekt. E kemi lidhjen historike dhe jo politike.

LAJMI KRYESOR: ‘Presidenti lëviz natën’/ Meta i përgjigjet Ramës nga Vlora: Fushatë mashtrimi! Zgjedhjet e 25 prillit do jenë referendum, pjesëmarrje rekord

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta nga vlora ilir meta ilir meta nga vlora

Sondazh

Poll

Politike 22 Shkurt 2021, 13:43

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme ka zhvilluar takime me disa banorë nëpër rrugët e kryeqytetit.Basha ka zhvilluar një bi...