Politike

Problemi me ‘kartat’ para zgjedhjeve të 25 prillit, Meta: Do shkojnë edhe me shpata, kushdo përpiqet t’i demoralizojë

22 Shkurt 2021, 15:20 Nga DOSJA
Problemi me ‘kartat’ para zgjedhjeve të 25 prillit, Meta: Do

VLORË– Presidenti Ilir Meta duket se nuk e sheh si problem çështjen e skadencës së kartave të identitetit, kur vetëm pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në një konferencë për mediat nga Vlora, Meta tha se shqiptarët do të shënojnë pjesëmarrje rekord dhe se askush nuk do të mundet që t’i demoralizojë, duke premtuar edhe rotacion.


PJESË NGA PRONONCIMI:

PYETJE: Si qëndron çështja e rrugës së Selenicës? Shumë qytetarë që u ka skaduar karta, nuk ka mundësi të votojnë, cili është qëndrimi juaj? Po vota e emigrantëve? Cili është qëndrimi i ambasadorëve lidhur me integrimin dhe zgjedhjet? Si do të dalë LSI pas zgjedhjeve të 25 prillit?

Meta: Lidhur me çështjen e Selenicës; ka pasur një pretendim që ka mbërritur dhe tek unë. E vërteta është që janë mashtruar shumë rëndë. Jam gati për të shkuar edhe me përfaqësuesit e qeverisë. Edhe në Radhimë jam gati të shkojmë. S’kam asnjë problem, jam gati dhe shumë bashkëpunues. Sa i takon çështjes së jam zgjedhur nga LSI-ja, është gënjeshtër sepse jam zgjedhur nga vetë Edi Rama. Ai ka thënë askush më mirë se Meta nuk i mbron interesat e opozitës. Unë midis demokracisë dhe pushtetit, do zgjedh gjithmonë demokracinë. Tani me pasaporta, karta dhe shpata, shqiptarët do të shkojnë për të votuar. Kushdo që përpiqet t’i demoralizojë të lidhë kokën me peshqir. Shqipëria do të ngrihet në këmbë. Të gjithë e kanë kuptuar se fuqia e tyre është vota. E kanë kuptuar se vota është e drejta e tyre, se e kanë nënvlerësuar deri më tani. Çdo përpjekje për të demoralizuar shqiptarët është e dështuar.

LAJMI KRYESOR: ‘Presidenti lëviz natën’/ Meta i përgjigjet Ramës nga Vlora: Fushatë mashtrimi! Zgjedhjet e 25 prillit do jenë referendum, pjesëmarrje rekord

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta nga vlora ilir meta ilir meta nga vlora

Sondazh

Poll

Politike 22 Shkurt 2021, 13:43

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme ka zhvilluar takime me disa banorë nëpër rrugët e kryeqytetit.Basha ka zhvilluar një bi...