Politike

Rama: I vetmi vend që kemi kaluar në parlament legjislacionin për BICTOIN

22 Shkurt 2021, 15:16 Nga DOSJA
Rama: I vetmi vend që kemi kaluar në parlament legjislacionin për

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, në një bisedë që ka zvilluar me  aktorë të bizneseve Start Up dhe sipërmarrje të reja përfituese nga skemat mbështetëse për bizneset dhe inovacionin ka thënë se Shqipëria ka bërë hapa para në lidhje me teknologjinë duke shtuar se dëshiron të investojë në këtë sektor. 

Në fjalën e tij, ndër të tjera është ndalur edhe tek monedha digjitale, ku ka thënë Shqipëria është vendi i parë në botë që ka kaluar në parlament një legjislacion të plotë për të rregulluar aktivitetin e kësaj monedhe.

“Për shkak të pozicionit ku jemi na jepet të bëjmë kapërcime të mëdha në këtë fushë. Kjo fushë i jep mundësi atyre që janë më mbrapa të bëjnë kapërcime, ku në kohë tjetër do të ishin të pamundura. Duke kaluar nga një makinë shkrimi normale, në një makinë shkrimi më të përparuar, sot me kapacitetet e teknologjisë bën kapërcime epokale. E bëra këtë parantezë për të thënë që për të shfrytëzuar shansin e kohës, jemi i pari vend që kemi kaluar në parlament një legjislacion të plotë për të rregulluar të gjithë aktivitetin e monedhës digjitale. Kjo nuk lidhet drejtpërdrejtë me pagesat digjitale. E thash këtë që jemi shumë të vëmendshëm në këtë drejtim dhe kemi shkuar lart në këtë legjislacion që është parë me interes nga shtetet të tjera. Për këtë jemi në proces që do të jetë shumë i shpejt për shkak të kohës. Ky është një objektiv për të kaluar shumë shpejt në atë fazë dhe mundësia është për shkak të teknologjisë”, tha Rama.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama takim me sipermarresit e rinj edi rama edi rama takim me sipermarresit e rinj

Sondazh

Poll

Politike 22 Shkurt 2021, 13:43

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme ka zhvilluar takime me disa banorë nëpër rrugët e kryeqytetit.Basha ka zhvilluar një bi...