Politike

‘Shkon natën në Vlorë’/ Meta bën PARALAJMËRIMIN: Sa herë të më përmendni do t’ua jap përgjigjen. Më ftuan për

22 Shkurt 2021, 15:13 Nga DOSJA
‘Shkon natën në Vlorë’/ Meta bën

VLORË– Presidenti Ilir Meta është përgjigjur nga Vlora për akuzat se ka udhëtuar gjatë natës në qytet për të bërë fushatë për LSI-në. Në një konferencë për shtyp me gazetarët e qytetit, Meta ka kërkuar që të investigojnë për të zbuluar të vërtetën. Ndër të tjera, kreu i shtetit ka bërë edhe një denoncim duke u shpehur se banorët e Vranishtit ishin kërcënuar pasi e kishin ftuar për një takim, por nuk përmendi emra se për kë bëhej fjalë. 


Mezi prita të mbaroja orarin zyrtar për të dhënë një përgjigje nga Vlora, për t’u përgjigjur shpifjeve se presidenti vjen vetëm natën në Vlorë. Thashë të vija edhe njëherë ditën. Gënjeshtra është kthyer në sistem, duhet ta marrë përgjigjen ballore. Gazeta Tema pretendon se presidenti Ilir Meta ka takuar veteranë për të kërkuar vota për LSI. Ju si gazetarë, do t’ua lë foton për të verifikuar nëse janë banorë të Selenicës që kërkuan takim me presidentin. Kur u njoha me një shkrim flagrant mashtrues, nxorra faktet e mashtrimit skandaloz jashtë çdo etike profesionale. Nuk jam shumë i habitur nga reagimi i botuesit. Më habiti reagimi i kryeministrit që presidenti ka ikur nga trutë. Do t’ua lë ju këto foto. Shkoni dhe verifikojini. Raportoni të vërtetën mbi këtë fushatë mashtrimi të orkestruar nga kryeoligarku i Shqipërisë. Dua t’i them atij dhe gjithë të tjerëve, sa herë të më përmendni dhe të gënjeni nga Vlora, përgjigjen do t’ua jap nga këtu. E meriton Vlora që të mos jetojë me gënjeshtra. E meriton Selenica që të mos mashtrohet për rrugën. Kam shkuar në mes të ditës, e kanë kërkuar ata presidentin. Ata e tradhëtuan projektin që integronte Selenicën, por edhe u tallën dhe kërkojnë ta mashtrojnë me asfalt elektoral. Presidenti ka vajtur në mes të ditës në Radhimë. Presidenti nuk ka ikur natën por ditën në Vranisht se janë kërcënuar disa banorë se kanë ftuar presidentin për kafe. Po të dojë të vijë edhe Damiani,”-tha Meta. 

LAJMI KRYESOR: ‘Presidenti lëviz natën’/ Meta i përgjigjet Ramës nga Vlora: Fushatë mashtrimi! Zgjedhjet e 25 prillit do jenë referendum, pjesëmarrje rekord

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta nga vlora ilir meta ilir meta nga vlora

Sondazh

Poll

Politike 22 Shkurt 2021, 13:43

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme ka zhvilluar takime me disa banorë nëpër rrugët e kryeqytetit.Basha ka zhvilluar një bi...