Politike

Rama largohet nga takimi me sipërmarrësit: Fiksimi i këtyre ditëve, vaksina! Po punojmë për doza të tjera! 150 Start Up-e

22 Shkurt 2021, 14:23 Nga DOSJA
Rama largohet nga takimi me sipërmarrësit: Fiksimi i këtyre

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvillaur një bashkëbisedim online me biznese “Start Up” dhe sipërmarrje të reja përfituese nga skemat mbështetëse për bizneset dhe inovacionin. Bashkë me ministren e Financave, Anila Denaj dhe atë për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduart Shalsi, numri një i qeverisë tha se 150 Start Up-e janë ndihmuar drejtpërdrejt nga shtetit.

 Gjatë bashkëbisedimit kreu i qeverisë ka thënë se kanë bërë një zhvillim kolosal, duke u dhënë mundësi shumë individëve të marrin shërbime pa kosto. Po ashtu ai është shprehur se në  vizionin e Shqipërisë 2030, sektori inovacionit do të zërë një peshë të madhe.


Rama ndër të tjera tha se në Korçë edhe pse ka pasur shumë përqeshje  është hapur programi për mbështetjen e start-up njësoj si në Shkodër. Qendrat e reja që do të shërbejnë për të trajnuar dhe mësuar të rinj, sipas kryeministrit do të hapen në disa qytetet të Shqipërisë duke nisur nga piramida në Tiranë, Shkodër, Vlorë që do trajnojnë të rinjtë në fushën e kodimit për të fituar paga të kënaqshme pa qenë nevoja të dalin nga vendi.

Teksa është ndalur tek monedha digjitale, Kryeministri tha se Shqipëria është vendi i parë në botë që ka kaluar në parlament një legjislacion të plotë për të rregulluar aktivitetin e kësaj monedhe.

Rama më pas ka ndërprerë takimin në mes dhe është larguar nga biseda me sipërmarrësit e ri. Ai u ka kërkuar falje të gjithë të pranishmëve duke thënë se po largohet pasi do të jetë në një tjetër dhomë për të vijuar përpjekjet për të siguruar doza të tjera vaksine.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama takim me sipermarresit e rinj edi rama takim me sipermarresit e rinj

Sondazh

Poll

Politike 22 Shkurt 2021, 13:43

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme ka zhvilluar takime me disa banorë nëpër rrugët e kryeqytetit.Basha ka zhvilluar një bi...