Politike

Sot kishte dyndje njerëzish, Rama injoron fluksin te Dispanceria, ndan fotot para dhe pas rinovimit

22 Shkurt 2021, 13:25 Nga DOSJA
Sot kishte dyndje njerëzish, Rama injoron fluksin te Dispanceria, ndan

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook disa pamje të ambienteve të brendshme të Disapancerisë në Tiranë. Fotot të cilat tregojnë se si ka qënë institucioni dhe si është bërë pas rinovimit, vijnë pas denoncimit që u publikua mëngjesin e sotëm në Dosja.al për dyndjen e njerëzve në ambientet e brendshme të qëndrës shëndetësore.

Rama shkruan se ka ende shumë punë për të bërë e se ai është më i pakënaquri i madh. Ndër të tjera kreu i qeverisë bën të ditur se janë në rrugën e duhur e se nuk do ndalen.

POSTIMI I RAMËS:

Mos të mërziten ata që s’duan të shikojnë, sepse këto pamje nga infrastruktura e shëndetësisë shqiptare, si ishte deri 7 vjet më parë e si është sot, janë shumë dhe duhen shumë ditë për t’i ekspozuar në funksion të freskimit të kujtesës.
Nuk është qëllimi i këtij ekspozimi as për t’u mburrur e as për të kërkuar duartrokitje, sepse ka kaq shumë akoma për të bërë sa unë jam i pakënaquri më i madh me ku jemi! Por ama kush thotë se këtu ku jemi, nuk është si dita me natën me ku ishim deri vetëm 7 vjet më parë, duhet ndihmuar të freskojë kujtesën, që ta kuptojë pa asnjë mundim se jemi në rrugën e duhur dhe duhet vetëm të mos ndalemi.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dispanceria dispanceria

Sondazh

Poll