Politike

Këlliçi në Kashar: Fjalimet e Erionit nuk hapin vende pune, nuk sjellin ujë, nuk asfaltojnë rrugë

22 Shkurt 2021, 13:12 Nga DOSJA
Këlliçi në Kashar: Fjalimet e Erionit nuk hapin vende pune, nuk

TIRANË-Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Kelliçi ka zhvilluar një takim me banorë të zonës së Kasharit.

Këlliçi u ndal të komentonte largimin e të rinjve nga Shqipëria, duke e shoqëruar me akuza të forta për kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj. “Në këto 6 vite që drejtoj FRPD, rrallëherë më ka ndodhur të takoj të njëjtët të rinj dy herë”,- tha ai.


Sipas Këlliçit, të rinjtë janë shtresa më e goditur nga Rama dhe Veliaj, ku të dy garojnë me njëri-tjetrin për të vjedhur buxhetin e shtetit.

Belind Këlliçi bëri një përmbledhje të situatës politike në vend, duke filluar nga inceneratori i Sharrës, që do t’i kushtojë shqiptarëve 410 milionë euro për 25 vjet, te paaftësia në administrimin e situatës së reshjeve të dëborës. Ai foli gjithashtu për pastrimin e 1.5 milionë eurove në dy javët e fundit, nga mafia e betonit dhe Veliaj.
Për Këlliçin, Rama dhe Veliaj kanë vjedhur jo vetëm këto 8 vjet, por plot 25 vjet me skemat e tyre korruptive PPP.

“Të gjitha këto para mund të zgjidhnin njëherë e përgjithmonë hallet e të gjithë fshatrave të Tiranës”, shtoi Këlliçi, si përgjigje ndaj pyetjes se ku do t’i gjejë PD paratë për të përmbushur premtimet e saj programore.

“Nuk ka kripë për rrugët, po ka për inceneratorët”, vijoi ai, duke përsëritur thirrjen për largim me votë të dyshes Rama-Veliaj, me qëllim që vendi të bëjë përpara.
“Integrimi europian i Shqipërisë ka mbetur në vitin 2013, pasi Shqipëria ka 8 vjet në vendnumëro me Ramën”, tha ai.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike belind kelliçi belind kelliçi

Sondazh

Poll