Politike

Lista e kandidatëve për deputetë, Lulzim Basha mbledh sot pasdite në seli aleatët për vendimin final

22 Shkurt 2021, 12:30 Nga DOSJA
Lista e kandidatëve për deputetë, Lulzim Basha mbledh sot pasdite

TIRANE- Partia Demokratike nuk do të lejë jashtë koalicionit opozitar asnjë nga aleatët. Kryedemokrati Lulzim Basha pasditen e sotme është takuar me kryetarin e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi. Mësohet se gjatë takimit që ka zgjatur për më shumë se dy orë u diskutua rreth emrave që Idrizi do të propozojë për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Bëhet e ditur se kërkesa e Idrizit ka qenë për të pasur më shumë se një kandidat të sigurt në listat e 25 prilli

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule mund të kandidojë në Korçë por asgjë nuk është zyrtare.

Lulzim Basha ka afat deri më 24 shkurt 2021 për të regjistruar në KQZ listën me emrat që do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha takon aleatet lulzim basha takon aleatet

Sondazh

Poll