Rama i hap derën opozitës parlamentare për të hyrë në listat e PS: Drejtuesit e qarqeve po hartojnë emrat e prurjeve të
22 Shkurt 2021, 09:04Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama konfirmoi sot se Partia Socialiste është duke përfshirë në listat e saj të kandidatëve, emra që vijnë nga opozita parlamentare. Kryeministri u pyet nga gazetarët për përfshirjen e deputetëve të opozitës së re, dhe ia kaloi përgjegjësinë drejtuesve politikë të PS në qarqe, ndërsa nuk e mohoi, duke deklaruar se “Drejtuesit e qarqeve po bëjnë vlerësimet dhe do të përfshijnë në listat e tyre edhe prurje të reja”.
“Këtu nuk bëhet fjalë për opozitë, këtu bëhet fjalë për skuadër me të gjithë ata që janë të gatshëm të përfshihen në vijën e parë të kësaj beteje. Listat janë prevokativ i drejtuesve politikë të çdo qarku, këtë herë është edhe më e qartë për të gjithë. Drejtuesit e qarqeve kanë barrë të propozojnë emrat e çdo qarku. Puna ka kohë që ka nisur, kemi bërë një proces për tu hapur derën të rinjve që duan të angazhohen. Drejtuesit e qarqeve po bëjnë vlerësimet dhe do të vijnë të rinj e të reja, jo vetëm si moshë. Patjetër që do të kemi edhe bazën e skuadrës tek njerëzit me eksperiencë dhe besoj se do të kemi një skuadër dinjitoze dhe fituese”-tha Rama.
Në daljen e sotme para gazetarëve, fill pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama ishte i hapur edhe për shtyrjen e afatit të skadimit të kartave të identitetit. “Bën sens dhe do të trajtohet me seriozitetin e duhur që të gjitha palët të jenë të barabarta”-tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka mohuar sot që qeveria të kishte në plan vaksinimin e personaliteteve para të moshuarve të tjerë. Rama tha se kjo është një zallamahi e krijuar nga media dhe pseudopersonalitetet.
Në daljen e tij, nuk kurseu as presidentin e Republikës, Ilir Meta, për të cilin tha se “ka humbur çdo marrëdhënie me trutë e kokës.”
(f.m;f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Ylli Shehu, deputeti i opozitës parlamentare i futur nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, kur opozita dogji mandatet ka konfirmuar garimin në ...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndarë sërish një mesazh tjetër pas programit të biznesit që prezantoi ditën e sotme. Basha sh...
DIBËR– Gjatë takimeve derë më derë drejtuesi i PD, në Qarkun Dibër, Xhelal Mziu evidentoi disa problematika me të cilat përballen banorët e Dibrës. Vështi...
TIRANË– Dorian Portoduari, i riu që u bë protagonist pas protestave të majtur në Astir ka folur për mediat, një ditë pasi u dhunua. Në një prononcim për Fa...
TIRANË– Këshilltari i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar pas artikullit të gazetës ‘Tema’ e cila shkroi për një takim të Metës në Selenicë duke ...
TIRANË– Deputeti Myslym Murrizi ka deklaruar se asnjë nga politikanët në Shqipëri nuk janë aq parimorë saqë të refuzojnë vaksinën kineze apo ruse. Nga Kuve...
TIRANË– Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, njëherazi drejtues politik i PD në Elbasan, ka publikuar një video në rrjetet socia...
ELBASAN– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka denoncuar nga Elbasani se Policia dhe institucionet e drejtësisë po bëhen vegël e Tau...