Politike

Rama i dha dritën jeshile, vijnë përgjigjet e para nga opozita parlamentare/ Ylli Shehu: Nuk e përjashtoj garimin për PS, j

22 Shkurt 2021, 12:08 Nga DOSJA
Rama i dha dritën jeshile, vijnë përgjigjet e para nga opozita

TIRANE– Ylli Shehu, deputeti i opozitës parlamentare i futur nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, kur opozita dogji mandatet ka konfirmuar garimin në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Ai është një nga emrat që përflitet se do të jetë pjesë e listave të Partisë Socialiste, pas “bekimit” që iu dha sot zyrtarisht kryeministri Edi Rama. I pyetur sot nga Abc News, Shehu ka deklaruar se do të kandidojë në Tiranë, por ende nuk e ka vendosur se me cilën parti.

Do të jem në Tiranë, por nuk e kam vendosur ende me cilën parti. Nuk përjashtoj as Partinë Socialiste. Unë votuesit e mi nuk i ndaj sipas ofertave“, mësohet të ketë thënë Shehu.

Kryeministri Edi Rama befasoi sot gazetarët, kur i pyetur se a do të kenë vend në listat e Partisë Socialiste, deputetët e opozitës parlamentare, tha se “nuk bëhet fjalë për opozitë por për skuadër”, duke aprovuar nën rrogoz futjen në lista të deputetëve të rinj. Rama ia kaloi përgjegjësinë drejtuesve politikë të qarqeve që sipas tij do të hartojnë listat.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ylli shehu ylli shehu

Sondazh

Poll