Politike

Takimi me banorët e Dibrës, Mziu: Qytetarët po kërcënohen me heqje nga skema e ndihmës ekonomike

22 Shkurt 2021, 12:05 Nga DOSJA
Takimi me banorët e Dibrës, Mziu: Qytetarët po

DIBËR–  Gjatë takimeve derë më derë drejtuesi i PD, në Qarkun Dibër, Xhelal Mziu evidentoi disa problematika me të cilat përballen banorët e Dibrës. Vështirësisë së motit të keq dhe temperaturave të ulëta i shtohet edhe pamundësia për të përballuar situatën ekonomike.


Vetë qytetarët denoncojnë kërcënimet dhe heqjen nga skema e ndihmës ekonomike. Shkëlqim Guzja është me tre fëmijë, i papunë dhe pa ndihmë ekonomike.
Halil Dedja një dëshmitar i gjallë që demaskon propagandën e shëndetësisë falas. Edhe pse kishte kryer një operacion të vështirë nuk përfitonte as KEMP, as ndihmë ekonomike.

Një tjetër fenomen që ndodh rëndomtë është edhe heqja e shoqëruesve për një sërë invalidësh.

Ky që shihni në pamje është Sami Dedja nga Maqellara, i cili ka thyer shtyllën kurrizore dhe jeton vetëm me 10 mijë lekë, që merr si invalid, ndërsa e shoqja që është personi i vetëm që duhet t’i shërbejë, i është hequr pagesa e kujdestarit. Sot, që ne vizituam atë, ishte i vetëm pasi e shoqja, kishte shkuar të merrte ilaçet në Peshkopi dhe e kishte lënë vetëm.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike xhelal mziu xhelal mziu

Sondazh

Poll

Politike 22 Shkurt 2021, 10:16

TIRANË– Ministrja Elisa Spirapali ka shënjestruar drejtpërdrejt kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Nga fjala e saj në Ku...