Politike

“Klysh i PD-së!”/ U dhunua dhe përfundoi në spital, Protoduari tregon çfarë thoshin agresorët pas tij: Gjithçka ësht

22 Shkurt 2021, 11:49 Nga DOSJA
“Klysh i PD-së!”/ U dhunua dhe përfundoi në spital,

TIRANË– Dorian Portoduari, i riu që u bë protagonist pas protestave të majtur në Astir ka folur për mediat, një ditë pasi u dhunua.

Në një prononcim për FaxNews, Protoduari tregoi të tjera detaje në lidhje me dhunuesit. Ai tha se ata ishin tre persona dhe se pasi e kanë rrahur, i ka dëgjuar të thonë se kështu do ta pësojë çdo person që bën fushatë me Partinë Demokratike. 

“Nuk e di arsyen se për çfarë janë liruar. Absolutisht fare nuk ka pasur asnjë artikulim. Mbaj mend vetëm që kur më kanë goditur dhe kur isha në tokë thoshin: Ky është Dori i Unazës, ky është klyshi i Partisë Demokratike dhe kështu do ta pësojnë të gjithë ata që tentojnë të bëjnë fushatë për Partinë Demokratike. Ishin tre veta, imagjinoni më çfarë mund të bëjnë tre persona me një. Absolutisht nga ana e maxhorancës nuk kam pasur asnjë kontakt. Ju jeni media, keni parë ndonjërin që të dalë ta përgënjeshtrojë, ju merrni pyesni dhe del shumë mirë kush janë, çfarë lidhje kanë me Arben Ahmetajn. Nuk kam pasur fare kontakt me këta persona. Më ka ardhur në spitalin Ushtarak, Belind Këllicic, më ka dhënë mbështetje e kurajo. Çfarë mund të japë Opozita më tepër, dhe kanë denoncuar publikisht lajmin. Unë kam ardhur te mjeku ligjor për ekspertizë. Unë kisha rënë në qetësi, po shikoja puët e mia, por këta më kanë nxitur shumë më tepër, më kanë dhënë arsye. Jo me dhunë ai ata, sigurisht, ne përfaqësojmë vlera. Çështjen unë ia kam lënë drejtësisë në dorë. Ia kam lënë Prokurorisë në dorë,”- tha Protoduari. 

Protoduari u dhunua dje. Tre persona kanë goditur me sende të forta. Në dëshminë e tij nga spitali ushtarak Protoduair ka akuzuar ministrin Arben Ahmetaj, duke identifikuar autorët e ngjarjes si njerëz të tij. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dhunohet dorian protoduari dorian protoduari dhunohet dorian protoduari dorian protoduari

Sondazh

Poll

Politike 22 Shkurt 2021, 10:16

TIRANË– Ministrja Elisa Spirapali ka shënjestruar drejtpërdrejt kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Nga fjala e saj në Ku...