Dosja e drogës në Vlorë/ Nëna: Lironi djemtë se janë me kartelë, më burgosni mua t’i përfaqësoj! Familjarja: Ish
16 Dhjetor 2020, 21:56Nga DOSJA
VLORË– Familjarët e të arrestuarve për dosjen e drogës në Vlorë kanë qenë sot pas dyerve të gjykatës me shpresën se do të merrnin një lajm të mirë. Por gjykata vendosi që të ndryshonte masën e sigurisë vetëm për njërin prej tyre, pasi ishte i infektuar me koronavirus.
Mes familjarëve ishte nëna e tre djemve, të cilët sipas saj, kanë probleme të shëndetit mendor dhe kanë kartelë mjekësore, ndërsa gjykata e shkallës së parë në Vlorë i la në burg për dosjen e drogës. Me buzën që i dridhej, ajo pretendon se tre djemtë e saj Eduard Guhacaj, Idajet Guhacaj dhe Besnik Guhacaj janë të pafajshëm dhe se po fle lokaleve në Vlorë duke pritur që të dalin nga qelia.
“Të gjithë me shëndetësore janë ata, por disa kurohen dhe disa jonë, u vjen rëndë t’i çojnë të gjithë, se jemi të gjithë si familje, nuk di kë të cilësoj më, se vetëm unë qëndroj, që nuk jam e gjakut, që jam nuse. Pretendimi është se më kanë dhunuar tërë jetën, po kaloj jetën me shpirt ndër dhëmbë, dhe po më shtypin me këmbë. Lekë nuk kam, avokatja nuk do të më marrë lekë, humane. Ma bëri nga keqardhja. Sot kërkoj të më nxjerrin djemtë, se kam 3 muaj që kam ikur nga shtëpia dhe rri nëpër lokale, “u them do të më lini të rri këtu sonte?”. Për djemtë kam humbur jetën. Nxirrni të gjithë të tjerët dhe më merrni mua ti përfaqësoj unë, se ha bukë pa lekë” tha ajo.
Marrë nga:Abcnews
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Qeveria shqiptare ka humbur gjyqin ndaj Gëzim Kasmit në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Pas vendimit të marrë në 23 qershor të k...
Aktualitet16 Dhjetor 2020, 21:40
TIRANË– 10 mijë punonjës dhe ish punonjës të transportit publik qytetas, ndërqytetës dhe të shërbimit taksi, do të marrin 10 mijë lekë ndihmë para Vitit të...
Aktualitet16 Dhjetor 2020, 21:16
TIRANË– Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP), Silva Bino është pë...
Prokurori i Elbasanit Kreshnik Ajazi rrëfen për emisionin Unpublished në Euronews Albania, hetimet për serinë e vrasjeve mes bandave mafioze në këtë qytet. Në n...
Aktualitet16 Dhjetor 2020, 21:06
TIRANË– Shpërndarja e vaksinave të Covid-19, ka hapur debat në studio mes mjekëve.Të ftuar në “Open” mjekët Tritan Kolës dhe Gjergj Shehu...
TIRANË- Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti tha se vendet që tani e kanë siguruar vaksinën janë vendet të pasura me ekonomi të fortë. I ftuar në “Open” ...
TIRANË– Debat për vaksinën anti-COVID-19. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu është përplasur me ish-ministrin e Shëndetësisë, Gjergj Ko...
ITALI– Vajza e Shpëtim dhe Teuta Pashos, çiftit që u gjetën të copëtuar në 4 valixhe në Itali, ka zbuluar detaje të reja për ngjarjen tronditëse. Si&cced...