Aktualitet

Shqipëria humb gjyqin për të ‘Drejtat e Njeriut’! 30 mijë euro dëmshpërblim Gëzim Kasmit (VKM-ja)

16 Dhjetor 2020, 21:52 Nga DOSJA
Shqipëria humb gjyqin për të ‘Drejtat e Njeriut’! 30

TIRANË– Qeveria shqiptare ka humbur gjyqin ndaj Gëzim Kasmit në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Pas vendimit të marrë në 23 qershor të këtij viti, Këshilli i Ministrave ka miratuar shumën e 30 000 (tridhjetë mijë) eurove dëmshpërblim për Kasmin.

Në VKM, sqarohet se shuma do të konvertohet në lekëdhe do të depozitohet në një nga bankat e nivelit të dytë, në emër të Kasmit.

VENDIMI I PLOTË:

V E N D I M PËR EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 23.6.2020, PËR ÇËSHTJEN “KASMI KUNDËR SHQIPËRISË”, (PËR KËRKESËN NR.1175/06)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 46, të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ratifikuar me ligjin nr.8137, datë 31.7.1996, “Për ratifikimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 23.6.2020, për çështjen “Kasmi kundër Shqipërisë”, për kërkesën nr.1175/06, përfundimtar në datën 23.9.2020, në shumën 30 000 (tridhjetë mijë) euro, për kërkuesin Gëzim Kasmi, në lidhje me dëmin pasuror, plus çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme.

2. Vlera e përcaktuar si detyrim, në pikën 1, të këtij vendimi, të konvertohet në lekë, në bazë të kursit të këmbimit të bankës ku depozitohet shuma, në datën e kryerjes së pagesës.

3. Vlera e përcaktuar si detyrim, në pikën 1, të këtij vendimi, të depozitohet në një nga bankat e nivelit të dytë, në emër të kërkuesit Gëzim Kasmi, në vlerën që shteti shqiptar detyrohet, sipas vendimit përfundimtar të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 23.6.2020.

4. Pagimi i shumës së depozituar, sipas përcaktimeve të pikës 3, të këtij vendimi, në favor të kërkuesit Gëzim Kasmi, të bëhet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, pas paraqitjes së dokumentacionit të nevojshëm ligjor për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit, brenda afatit 3-mujor nga dita kur vendimi i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut është bërë përfundimtar.

5. Mbi shumën e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, duke filluar nga data 23.9.2020, deri në datën e ekzekutimit të këtij vendimi, të paguhen interesa të thjeshta të barabarta me kursin marzhinal të huas së Bankës Qendrore Evropiane, gjatë periudhës së mospagimit, plus tre për qind.

6. Efekti financiar, i parashikuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

7. Ngarkohet Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA Në mungesë dhe me porosi, ZËVENDËSKRYEMINISTRI ERION BRAÇE

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gëzim kasmi gjyqi per gëzim kasmin vkm gëzim kasmi gjyqi per gëzim kasmin vkm

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Dhjetor 2020, 21:40

TIRANË– 10 mijë punonjës dhe ish punonjës të transportit publik qytetas, ndërqytetës dhe të shërbimit taksi, do të marrin 10 mijë lekë ndihmë para Vitit të...

Aktualitet 16 Dhjetor 2020, 21:16

TIRANË– Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP), Silva Bino është pë...

Aktualitet 16 Dhjetor 2020, 21:06

TIRANË– Shpërndarja e vaksinave të Covid-19, ka hapur debat në studio mes mjekëve.Të ftuar në “Open” mjekët Tritan Kolës dhe Gjergj Shehu...