Aktualitet

Krimi HORROR në Itali/  Flet vajza e çiftit shqiptar që u gjet i copëtuar në valixhe: Babai ka pasur tatuazh në shpatull

16 Dhjetor 2020, 19:40 Nga DOSJA
Krimi HORROR në Itali/  Flet vajza e çiftit shqiptar që u

ITALI– Vajza e shpëtim dhe Teuta Pashos, çiftit që u gjetën të copëtuar në 4 valixhe në Itali,  ka konfirmuar se babai i saj ka pasur një tatuazh në shpatull në formë spirance.

Po, babai im kishte një tatuazh spirancë në shpatullën e tij”- thotë vajza.

Ajo përmend në atë kohë edhe një telefonatë të çuditshme të marrë nga nëna e saj në të cilën gruaja thotë se kishte vendosur të mos fliste me askënd në telefon.

Ditën e sotme, raporti i ADN-së ka identifikuar një prej trupave që u gjendën të coptuar në valixhe. Falë shenjës së gishtit, ADN-ja ka hedhur dritë mbi një nga trupat, i cili është Shpëtim Pasho, ndërkohë që autoritetet janë në pritje të daljes së rezultatit të ADN-së për trupin tjetër, i cili mendohet se është i Teuta Pashos. Për identifikimin e trupit hetuesit u ndihmuan edhe nga tatuazhi që burri kishte në parakrah. Tautazhi ishte një spirancë e kombinuar me emrin e qytetit të Vlorës dhe me inicialet e emrit të tij.

Dje u konfirmua nga mediat italiane se ishin gjetur tre valixhe me trupat e një çifti, të dyshuar si Shpëtim dhe Teuta Pasho, të cilët ishin nga Vlora dhe shkonin shpesh në Itali për të vizituar fëmijët e tyre.

Valixhja  e katërt është gjetur nga karabinierët në një fushë pranë burgut të Sollicciano. Pas kësaj, vetëm këmba mungon nga trupi i gjumtuar i burrit, ndërkohë që trupi i gruas është gjetur në valinxhen e tretë.

Çifti i bashkëshortëve nga Vlora u zhdukën në vitin 2015 dhe që prej atëherë nuk dihej asgjë për ta. Zhdukja e tyre ishte raportuar në polici, më 8 nëntor 2015, nga Dorina, vajza, e cila së bashku me motrën e saj denoncuan zhdukjen edhe në një emision italian për të humburit. Ndërkohë, pritet një hetim përfundimtar nga hetuesit italianë, të cilët po punojnë edhe për zbardhjen e shkaqeve të makabrës që i është bërë çiftit nga Vlora.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shpëtim dhe teuta pasho vrasja e ciftit shqiptar ne itali shpëtim dhe teuta pasho vrasja e ciftit shqiptar ne itali

Sondazh

Poll