Aktualitet

Evropa dënon dhunën e shtetit të Ramës kundër të rinjve të Shqipërisë (Shuplakat e KiE e Unicef)

16 Dhjetor 2020, 18:14 Nga DOSJA
Evropa dënon dhunën e shtetit të Ramës kundër të

TIRANË– Prej më shumë se një jave në vend u zhvilluan protesta për vrasjen e Klodian Rashës, nga efektivi i Policisë së Shtetit, Nevaldo Hadëraj. Megjithatë protestat, nisur nga revolta e vrasjes së padrejtë, në disa momente u shoqëruan me përplasje mes Policisë së Shtetit dhe qytetarëve. 

Prej ditësh në media janë publikuar pamjet, ku efektivë të Policisë së Shtetit, me uniformë ose të veshur civilë kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesëve, duke mos i kursyer as të miturit. Pamjet nuk janë konsumuar vetëm në Shqipëri, por edhe në rrjete ndërkombëtare, të cilët, të vënë përballë provave nuk kanë mundur që të rrinë pa reaguar. 

Organizata “UNICEF” është shprehur e shqetësuar për dhunën e përdorur, duke shprehur edhe shqetësimin për masat e marra për t’u mbrojtur nga pandemia e koronavirusit. Kjo pasi në qelitë e paraburgimit ishin futur me dhjetra të shoqëruar nga Policia. Por edhe Europa ka dënuar dhunën ndaj protestuesëve.

“Autoritetet shqiptare duhet të tregojnë vetpërmbajtje në menaxhimin e demonstrtave dhe të sigurojnë hetime të hollësishme, të pavarura dhe efektive për të gjitha pretendimet e përdorimit të tepruar të forcës, ”-tha Komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç.

Mijatoviç, e cila reagoi në emër të Këshillit të Europës theksoi se menaxhimi i demonstratave duhet të bazohet në komunikim dhe bashkëpunim me organizatorët dhe jo në përdorimin e dhunës, duke mos i kurser as të miturit. 

Mbetet për t’u parë nëse “tërheqjet e veshit” të ndërkombëtarëve do t’i marrë parasysh ministri i Brendshëm, i propozuar nga kryeministri Edi Rama, Bledi Çuçi. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhuna ne protesta këshilli i evropes unicef dhuna ne protesta këshilli i evropes unicef

Sondazh

Poll