Aktualitet

Nga mbidoza tek infektimi me COVID/ Ndërron jetë në spital një 21-vjeçar nga Peqini, Policia jep versionin paraprak, trupi

16 Dhjetor 2020, 15:56 Nga DOSJA
Nga mbidoza tek infektimi me COVID/ Ndërron jetë në spital

DURRËS– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Peqin ku ka ndërruar jetë 21-vjeçar i identifikuar si Renato Nebiu ka ndërruar jetë në spital. Mësohet sr i riu u dërgua në gjëndje të rëndë në spitalin e Rrogozhinës për ndihmë më pas në Durrës, por ndërroi jetë, mirëpo arsyet e vdekjes ende nuk janë bërë me dije.

Policia e Shtetit në informacionin e saj paraprak, ka informuar se 21 vjeçari ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga lartësia, pasi punonte si usta, por ende është e paqartë rrethanat në të cilën ai është gjendur në rrugë. 

Ndërsa nuk kanë munguar as supozimet se i riu kishte humbur jetën në mes të rrugës për shkak të mbidozës, apo dhe infektimit nga pandemia e koronavirusit. Ndërkohë që të tjerë versione ishin edhe ato se i riu mund t’i ketë dhënë fund jetës si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike.

Megjithatë trupi i të riut ndodhet në morg, ndërsa pritet që shkaqet e vdekjes së tij të sqarohen nga ekspertiza mjeko-ligjore.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres nderron jeten 21-vjecari durres nderron jeten 21-vjecari

Sondazh

Poll