Aktualitet

Osmani takohet me presidentin Meta/ I jep dhuratën që i sollën gratë viktima të dhunës seksuale në Kosovë, Meta: Do ta m

16 Dhjetor 2020, 15:53 Nga DOSJA
Osmani takohet me presidentin Meta/ I jep dhuratën që i sollën

TIRANË- Presidentja në detyrë në Kosovë, Vjosa Osmani ka mbërritur në Tiranë, ku do të qëndroj për një vizitë 3 ditore. Ajo është pritur me një ceremoni nga presidenti Ilir Meta, të cilit pasi janë takuar i ka dhënë një dhuratë që i kanë sjellë gratë, të cilat ishin viktima seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Një dhuratë nga gratë e Kosovës të cilat ishin viktima seksuale gjatë luftës së Kosovës, por janë mbi të gjitha të mbijetuara të asaj dhune që sot dhimbjen e tyre e ka kryer në guxim. Shpresoj shumë që do të gjej vend për ta treguar historinë dhe dhimbjen e Kosovës edhe në zyrën tuaj,”-ka thënë Osmani teksa i dorëzoi dhuratën Metës.

Ndërkohë, kreu i Shtetit tha de dhuratën  do ta mbajë në zyrën e tij si dëshmi të dhimbjeve e sakrificave të panumërta, që populli i Kosovës bëri për Lirinë dhe Pavarësinë duke shprehur mbështetje për Heroinat e Kosovë dhe solidaritet me rezolutën e Kuvendit të Kosovës.

“E pranova me shumë kënaqësi dhuratën simbolike të Presidentes në Detyrë të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në emër të grave të mbijetuara nga dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë, të cilat meritojnë drejtësi, dinjitet njerëzor dhe përkrahje sa më të madhe institucionale. Këtë dhuratë do ta mbaj në zyrën time, si dëshmi të dhimbjeve e sakrificave të panumërta, që populli i Kosovës bëri për Lirinë dhe Pavarësinë dhe që kurrë nuk duhen harruar. Mbështetje për Heroinat e Kosovës dhe për fuqizimin e rolit të gruas shqiptare në përgjithësi. Solidaritet të plotë me Rezolutën e Kuvendit të Kosovës, që dënon gjenocidin serb të ndodhur në Kosovë.”– shkruan Meta.

Osmani do të qëndrojë në Shqipëri për tre ditë ku do të kryej takime politike të ndryshme. Së pari Osmani u ndal në qytetin e Lezhës në Bashkinë e qytetit, ku zhvilloi një bisedë disa minutëshe me kryebashkiakun Pjerin Ndreu në zyrën e këtij të fundit, ndërsa në orën 17:00 pritet të dalë në një konferencë për shtyp me presidentin e vendit Ilir Meta.

(k.a/a.k/ dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta vjosa osmani ilir meta vjosa osmani

Sondazh

Poll