Aktualitet

Vrasja makabër e çiftit shqiptar/ Gjendet valixhja e katërt me gjymtyrët e Shpëtim dhe Teuta Pashos në Itali 

16 Dhjetor 2020, 14:30 Nga DOSJA
Vrasja makabër e çiftit shqiptar/ Gjendet valixhja e katërt me

ITALI- Gjendet valixhja e katërt me gjymtyrët e çiftit shqiptar në Itali. Valixhja katërt është gjetur nga karabinierët në një fushë pranë burgut të Sollicciano. Valixhja e katërt momentalisht po verifikohet në Institutin e mjekësisë ligjore Karexhi.

Në këtë valixhe mendohet se është pjesa e humbur (këmba) nga trupi i Shpëtim Pashos. Pas këtij. Vetëm këmba mungon nga trupi i gjymtuar i burrit, ndërkohë që trupi i gruas është gjetur në valixhen e tretë.

Ngjarja e rëndë u raportua një ditë më parë nga mediat italiane. Burrë e grua u gjetën të copëtuar dhe të futur në tre valixhe, pesë vite pas zhdukjes. Ata u gjetën pranë burgut ku ka vuajtur dënimin djali i tyre për trafik droge, nga ku mendohet të ketë marrë shkak edhe vrasja. Nuk përjashtohet edhe një tjetër pistë, ajo e një sherri me të dashurën e djalit.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shpëtim dhe teuta pasho valixhja me trupa ne itali shpëtim dhe teuta pasho valixhja me trupa ne itali

Sondazh

Poll