Aktualitet

Do vendoseshin masa të reja, shtyhet mbledhja e Komitetit Teknik të Ekspertëve

16 Dhjetor 2020, 14:22 Nga DOSJA
Do vendoseshin masa të reja, shtyhet mbledhja e Komitetit Teknik të

TIRANË– Ishe parashikuar që të mbahej ditën e sotme mirëpo sot është shtyrë mbledhja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, për të diskutuar mbi mundësinë e vendosjes së masave të reja kufizuese për frenimin e përhapjes së rasteve të reja.

Vendimi nëse do të merren masat e reja apo jo, është shtyrë për javën e ardhshme, ndërsa ende nuk dihen arsyet.

Aktualisht, në vendin tonë mbeten në fuqi masat e marra javë më parë, që kanë të bëjnë me ndalimin e lëvizjes pas orës 22:00, ndalimi i grumbullimeve me më shumë se 10 persona dhe mbajtja e maskës mbrojtëse edhe në ambientet e jashtme publike.

Po ashtu, është diskutuar mundësia për afrimin e pushimeve, më 18 dhjetor, dhe shtyrjen e rifillimit të mësimit më 11 ose 18 janar.

Që prej fillimit të pandemisë, Shqipëria shënon 50 mijë raste me koronavirus, prej të cilave mbi 23 mijë aktive, dhe 1028 viktima.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet komiteti teknik i eksperteve masat kufizuese shtyhet vendimi komiteti teknik i eksperteve masat kufizuese shtyhet vendimi

Sondazh

Poll