Aktualitet

U gjetën të copëtuar, raporti i ADN-së konfirmon: Gjurma e gishtit është e shqiptarit Shpëtim Pasho

16 Dhjetor 2020, 13:04 Nga DOSJA
U gjetën të copëtuar, raporti i ADN-së konfirmon: Gjurma e

ITALI- Raporti i ADN-së ka identifikuar një prej trupave që u gjendën të coptuar në valinxhe. Falë shenjës së gishtit, ADN-ja ka hedhur dritë mbi një nga trupat, i cili është Shpëtim Pasho, ndërkohë që autoritetet janë në pritje të daljes së rezultatit të ADN-së për trupin tjetër, i cili mendohet se është i Teuta Pashos.

Për identifikimin e trupit hetuesit u ndihmuan edhe nga tatuazhi që burri kishte në parakrah. Tautazhi ishte një spirancë e kombinuar me emrin e qytetit të Vlorës dhe me inicialet e emrit të tij.

Ngjarja e rëndë u raportua një ditë më parë nga mediat italiane. Burrë e grua u gjetën të copëtuar dhe të futur në tre valixhe, pesë vite pas zhdukjes. Ata u gjetën pranë burgut ku ka vuajtur dënimin djali i tyre për trafik droge, nga ku mendohet të ketë marrë shkak edhe vrasja. Nuk përjashtohet edhe një tjetër pistë, ajo e një sherri me të dashurën e djalit.

(I.A/A.B/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shpëtim pasho valixhja me trupa ne itali shpëtim pasho valixhja me trupa ne itali

Sondazh

Poll