Aktualitet

“Vdekje aksidentale”/ Juristi Hazizaj: Po të isha prokurori i çështjes së Rashës, do të thërrisja Ramën dëshmitar

16 Dhjetor 2020, 12:11 Nga DOSJA
“Vdekje aksidentale”/ Juristi Hazizaj: Po të isha prokurori i

TIRANË– Juristi Sokol Hazizaj është shprehur se nëse do të ishte prokurori i çështjes së vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi do të merrte si dëshmitar në gjyq edhe kryeministrin Edi Rama.

I ftuar në “Tempora”, Hazizaj tha se si prokuror, Ramën do ta thërriste si dëshmitar jo në në cilësinë e dëshmitarit për rrethanat objektive dhe subjektive të ngjarjes, por si një person që ka dijeni.

“Pas kaq kohësh, për herë të parë, kuptoj që kryeministri i vendit realisht paska nocione të karakterit juridik. Në kuptimin teknik, formal siç u shpreh. Nëse do të isha në cilësinë e prokurorit do ta thërrisja pse jo në cilësinë e dëshmitarit për rrethanat objektive dhe subjektive të ngjarjes. Që do të thotë, ai është një njeri që ka dijeni për ngjarjen.  Nëse nuk kam një provë tjetër, kjo është prova më e mirë që këshilltarët kanë instaluar te goja e një kryeministri që nuk është jurist për të qenë dëshmitari i parë në listën e organit procedurial të hetimit,”- u shpreh Hazizaj.

Vrasja e Rashës nga efektivi i policisë ka hapur shumë polemika në vend dhe prej shtatë ditësh në shumë qytete zhvillohen protesta ku kërkohet drejtësi. Qeveria vendosi t’i japë pension familjes së Rashës dhe cilësimi i ‘vdekje askdientale’ e vrasjes ka sjellë edhe reagimin e juristit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klodian rasha sokol hazizaj klodian rasha sokol hazizaj

Sondazh

Poll