Aktualitet

Shkoi i gjakosur pas plumbave, flet pronari i marketit: Andon Keli erdhi dhe ra pa ndjenja, fjalia e fundit që më tha ishte…

16 Dhjetor 2020, 12:05 Nga DOSJA
Shkoi i gjakosur pas plumbave, flet pronari i marketit: Andon Keli erdhi dhe ra

TIRANË- Petrit Reçi, pronari i marketit që pa për herë të fundit Andon Kelin para se të vdiste, ka rrëfyer momentin kur e ka parë të plagosur. Në një prononcim për mediat, Reçi thotë se sapo ka parë plagën ka njoftuar policinë, ndërsa shton se nuk ka dëgjuar zhurmë arme.


“Unë po rrija te supermarketi, vjen Antoni me shpejtësi. I them si je, më thotë mirë, jam plagosur. Si je plagos’, i them, ku te makina. Erdhi hyri në dyqan u ul në stol dhe shkova për ta parë se ku e ka marrë plagën dhe aty ra pa ndjenja dhe pastaj njoftova policinë, policia njoftoi ambulancën, erdhi ambulanca dhe e çoi në spital. Nuk kam dëgjuar as zhurmë, as krisma, në momentin që hyri në dyqan dola që të shikoja a kishte makina për ta çuar të spitali, por jo s’kishte lëvizje. Mora policinë. Nuk ka fol asnjë fjalë më tha vetëm “jam plagosur te makina”,-është shprehur Reçi. 

Anton Keli, 51 vjeç, u qëllua për vdekje pasditen e djeshme në Rrëshen. Ai ishte kushëriri i Tonin dhe Preng Gjinit, dy persona që rrjedhin nga një familje që prej vitesh është në hasmëri me fisin Reçi. Edhe kjo ngjarje dyshohet se ka lidhje me sagën e hakmarrjeve por vetë familja Reçi është tërhequr duke deklaruar se nuk kanë asnjë lidhje me këtë ekzekutim. Keli jetonte jashtë shtetit bashkë me familjen, por erdhi në Shqipëri për të takuar të ëmën për festat e fundviti, që nuk arriti t’i priste.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet petrit reci vritet andon keli petrit reci vritet andon keli

Sondazh

Poll