Aktualitet

OFL shkon në tre qytete, kërkon deklarimin e pasurisë nga pesë të dënuar për lëndë narkotike

16 Dhjetor 2020, 11:52 Nga DOSJA
OFL shkon në tre qytete, kërkon deklarimin e pasurisë nga

TIRANË– OFL ka dorëzuar formularin e pasurisë për pesë shtetas të dënuar më parë për lëndë narkotike. Operacioni është ndalur në Durrës, Skrapar, dhe Berat për ti dorëzuar formularin shtetasve: Arben dhe Viktor Lekli, Çlirim Ymerali, Andrea Ajasllari dhe Andrea Shyti.

NJOFTIMI I OFL:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: A. L., banues në Durrës, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”; V. L., banues në Durrës, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”; Ç. Y., banues në Skrapar, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”; A. A., banues në Skrapar, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve”; A. Sh., banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, i mbetur në tentativë. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh,të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andrea ajasllari andrea shyti arben lekli clirim ymerali ofl viktor lekli andrea ajasllari andrea shyti arben lekli clirim ymerali ofl viktor lekli

Sondazh

Poll