Aktualitet

Hakmarrja mes dy fiseve Gjini dhe Reçi në Rrëshen, SPAK merr në dorë hetimin e atentateve

16 Dhjetor 2020, 11:33 Nga DOSJA
Hakmarrja mes dy fiseve Gjini dhe Reçi në Rrëshen, SPAK merr

TIRANË- SPAK (Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion) ka marrë në dorë hetimin e sagës së hakmarrjes mes dy fiseve Gjini dhe Reçi në qytetin e Rrëshenit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pas vrasjes së 51-vjeçarit Andon Keli, SPAK do të hetojë ngjarjet që kanë tronditur vendin, ku mes dy familjeve janë ‘larë’ ndër vite hesapet, ndërsa hakmarrja duket se vazhdon. 

Për vrasjen e Andon Kelit, janë shoqëruar deri më tani në Polici 11 persona, të cilët po merren në pyetje, si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Policia ka sekuestruar gjithashtu edhe kamerat e sigurisë së bizneseve pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Viktima siç edhe dihet është një person pa precedent penal dhe i palidhur deri më tani me asnjë ngjarje kriminale. Burimet bëjnë me dije se ekzekutimi i tij dyshohet se ka lidhje me vrasjet e Rrëshenit, ku mes familjeve Reçi dhe Gjini janë vrarë mbi 5 persona.

Keli është kushëriri i Tonin Gjinit, i vrarë më 2019 në qendër të Rrëshenit, dhe Preng Gjinit i cili u gjymtua nga një shpërthim me tritol më 15 shtator 2020 në kryeqytet. Keli u qëllua rreth orës 17:40 të së martës nga persona të paidentifikuar. Viktima eci për gati 40 metra i plagosur ku kërkoi ndihmë pranë një marketi, por fatkeqësisht humbi jetën në spital për shkak të plagëve të shumta. 

(F.g.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andon keli vritet andon keli andon keli vritet andon keli

Sondazh

Poll