Aktualitet

Tentuan të transportojnë emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 person shpallet në kërkim bashëkpuntori i tij 

16 Dhjetor 2020, 11:25 Nga DOSJA
Tentuan të transportojnë emigrantë të paligjshëm, vihet

GJIROKASTËR- 1 person është vënë në pranga ditën e sotme në Gjirokastër pasi ka tentuar që të transportojë emigrantë të paligjshëm. Policia bën me dije se një bashkëpuntor i tij është shpallur në kërkim. Personi i arrestuar është S.Ç 32 vjeç banues në Krujë.

32-vjeçari së bashku me bashkëpuntorin e tij kanë tentuar që të transportojnë 7 emigratnë me mjetet tip “Volkswagen” dhe “Alfa”. Pas arrestimi janë sekuestruar 2 autojmetet dhe një celular në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Muzgu 8”.
Operacioni nga Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Tentuan të transportonin emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga një 32-vjeçar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Sekuestrohen dy automjete dhe një aparat celular. Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Muzgu 8”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. Ç., 32 vjeç, banues në Krujë dhe u shpall në kërkim një shtetas tjetër (për arsye hetimi nuk i bëjmë me dije gjeneralitetet). Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se përgjatë aksit rrugor Qafë Muzinë – Gjirokastër do të transportoheshin emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit S. Ç., i cili u kap në afërsi të fshatit Jorgucat. Ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, i cili është shpallur në kërkim, kanë tentuar të transportojnë 7 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, me mjetet tip “Volkswagen” dhe “Alfa”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjetet dhe një aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e gjirokastres policia e gjirokastres

Sondazh

Poll