Aktualitet

Ambulancat në rradhë te Infektivi, tre pacientë me Covid presin të shtrohen, familjarët në tension

16 Dhjetor 2020, 11:04 Nga DOSJA
Ambulancat në rradhë te Infektivi, tre pacientë me Covid presin

TIRANË– Infektivi ka pasur fluks pacientësh me Covid. Kjo po vjen direkt pas vendimit se për një muaj ky spital do të presë urgjencat me të sëmurët Covid.

Mëngjesin e sotëm është vënë re një shtim i numrit të ambulancave që sjellin të sëmurë pranë këtij spitali. Para Covid-1 kanë qëndruar sot minimalisht tre ambulanca të cilat kanë sjellur dhe tension e panik te familjarët dhe pacientët të cilët pritën që të shtroheshin në spital.

Familjarët kanë qënë të shumtë në numër ditën e sotme duke krijuar dhe rradhë para derës së spitalit dhe hyrjes.

Situata e pandemisë në vend vijon të jetë shqetësuese. Një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë njoftoi 809 raste të reja dhe 12 humbje jete.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet situata te infektivi situata te infektivi

Sondazh

Poll