U nis me bujë, Shqipëria bën vetëm 500 teste të shpejta çdo ditë, mjekja: Prioritet institucionet arsimore
16 Dhjetor 2020, 10:57Nga DOSJA
TIRANË– Që kur u deklarua se në Shqipëri do të nisnin testet e shpejta e gjithë kjo u prit me shumë bujë duke qënë se u tha se do të kishte një numër të lartë të testeve që do të bëheshin në ditë. Prej një jave në vend po kryhen çdo ditë rreth 500 teste të tilla, në vatrat që janë konsideruar si të rrezikshme nga epidemiologët. Shifër shumë e vogël në krahasim me atë që u tha paraprakisht.
Mjekja mikrobiologe, Elona Gjergji ka thënë për ‘Report tv’ se testet janë bërë më shumë në shkolla, kopshte, çerdhe dhe institucione që kanë pasur rrezikshmëri në përhapjen e infeksionit.
“Çdo ditë bëhen me qindra teste kjo dhe në varësi të numrit të vatrave që janë gjatë ditës. Kryesisht kane qenë vatrat e shkollave, kopshteve, çerdheve dhe institucioneve të ndryshme, ato që ne i kemi konsideruar me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e infeksionit. Duke qenë se gjatë kësaj periudhe këto testet të shpejta janë bërë në vatra të mëdha normalisht ne nuk do të presim që të qëndrojmë gjatë gjithë kohës me pacientin. Mbasi janë bërë këto testime dhe mbasi janë marrë të gjitha përgjigjet atëherë iu janë komunikuar pacientëve apo drejtuesve të institucionit aty ku është bërë testimi. Normalisht që iu është komunikuar brenda ditës, mbas një ore që është proceduar i gjithë informacioni”-u shpreh mjekja.
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ngec sërish gara për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në fazën e testit të të vërtetës (poligrafit), pritet të dalin 39 kandidatët që u kual...
ITALI -Flet vajza e Shpëtim dhe Teuta Pashos, çiftit që u gjetën të copëtuar në tre valixhe në Itali.Ajo është shprehur se nuk do komentojë asgjë derisa ...
ELBASAN– Një fëmijë është përlotur dhe ka nisur të qajë para kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Siç shihet edhe në videon ...
RRËSHEN– Dosja.al ka zbardhur detaje nga vrasja e Anton Kelit, kushëririt të Armando dhe Prengi Gjinit që u ekzekutua një natë më parë në Rrëshen. Bu...
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka finalizuar hetimin për vrasjen e Klodian Rashës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se organi i akuzës ka vendosur ndryshimi...
KAPSHTICË- Bilanci i qytetarëve të ardhur nga Greqia në Shqipëri është rritur ndjeshëm. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se gjatë 24 orëve në vendin tonë...
VLORË– Një nga zyrtarët e arrestuar për operacioin antidrogë në Vlorë ka shfaqur simptoma të Covid-19. Dosja.al mëson se avokati i të sëmurit, pasi është k...
TIRANË- Lëvizja për Universitetin kërkon dorëheqjen e ministres së Arsimit Evis Kushit, tre ditë pasi kjo e fundit u shpreh se nxënësit që kanë marrë pjesë...
VLORË– Pamje shokuese vijnë nga Gjykata e Vlorës! 27 të arrestuar, gjyqtarë, prokurorë dhe forca të shumta policie. Të gjithë së bashku në seancën e sotme ...
TIRANË– Shqipëria është në kultimin e përhapjes së infeksionit, ky është mendimi i mjeku imunolog, Genc Sulçebe. Në një lidhje Skype në A2cnn, mjeku...