Aktualitet

COVID19 shtyn edhe krijimin e BKH, disa nga kandidatët infektohen me virus, dy të tjerë gënjyen para makinës së të vërte

16 Dhjetor 2020, 10:48 Nga DOSJA
COVID19 shtyn edhe krijimin e BKH, disa nga kandidatët infektohen me virus,

TIRANË– Ngec sërish gara për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në fazën e testit të të vërtetës (poligrafit), pritet të dalin 39 kandidatët që u kualifikuan në fazën e fundit.

Përpara testit, kandidatët kanë kryer edhe testin e COVID, ku disa prej tyre kanë dalë pozitivë, duke sjellë edhe shtyrjen e testit me dy javë.

Afatet ndërkohë që nuk presin, pasi, pritet të BKH të përfundojë me testin e të vërtetës brenda dhjetorit dhe në fillim të janarit të shpallen fituesit.

Dosja.al ka mësuar se deri më tani nga ky test janë skualifikuar 2 kandidatë, pasi nuk kanë arritur të kalojnë pyetjet para makinës së të vërtetës. 

Gara për BKH ka patur disa incidente përgjatë rrugës. Numri i vendeve të oficerëve është 60, ndërsa i kandidatëve vetëm 39. Ky numër pritet të ulet me skualifikimin në testin e të vërtetës, duke i hapur rrugën kështu një gare të re që do të plotësonte strukturën. 

60 hetuesit e BKH-së kanë përgjegjësinë që të kryejnë hetime penale nën varësinë e Prokurorëve të Posaçëm dhe kanë statusin e Oficerit të Policisë Gjyqësore. Ata punojnë bashkë me prokurorin për të kryer hetime për krimin dhe korrupsionin. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid19 ne bkh gara per bkh covid19 ne bkh gara per bkh

Sondazh

Poll