Aktualitet

Prokuroria ‘kopsit’ dosjen për efektivin, ndryshon akuza: Klodian Rasha u vra me dashje

16 Dhjetor 2020, 10:27 Nga DOSJA
Prokuroria ‘kopsit’ dosjen për efektivin, ndryshon akuza:

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka finalizuar hetimin për vrasjen e Klodian Rashës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se organi i akuzës ka vendosur ndryshimin e veprës penale për të cilën akuzohet efektivi Nevaldo Hadëraj, nga “vrasje në tejkalimin e kushteve të mbrojtjes” në “vrasje me dashje”.

Ndryshimi i akuzës sipas prokurorisë është për shkak se efektivi ka qëlluar dy herë me armë zjarri. Efektivi rrezikon tashmë deri në 20 vite burg me ndryshimin e akuzës nga Prokuroria.

Prokuroria e Tiranës ka marrë në dorëzim edhe pamjet filmike të bizneseve pranë vendit të ngjarjes dhe bën me dije se nga filmimi jepet një panoramë e qartë e vrasjes. Sipas prokurorisë, efektivi ka kryer goditje sistematike me armë zjarri, ndërsa edhe është pozicionuar në momentin që ka qëlluar mbi të riun. 

Tashmë efektivi është në masën e arrestit me burg, ndërsa ndryshimi i akuzës ishte edhe një nga kërkesat e familjes Rasha.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet efektivi vret te riun ne tirane klodian rasha nevaldo hadëraj efektivi vret te riun ne tirane klodian rasha nevaldo hadëraj

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Dhjetor 2020, 08:38

ITALI– Grupi hetimor në Itali janë vënë në kërkim të një valixheje të katër, pasi burrit shqiptar Shpëtim Pasho që u gjet i vdekur dhe i copëtuar në valixhe bas...