Aktualitet

“Do i trajtojmë me psikolog”/ Deklarata irriton ‘Lëvizjen për Universitetin’, studentët qëllojnë me bojë të kuqe

16 Dhjetor 2020, 10:13 Nga DOSJA
“Do i trajtojmë me psikolog”/ Deklarata irriton

TIRANË- Lëvizja për Universitetin kërkon dorëheqjen e ministres së Arsimit Evis Kushit, tre ditë pasi kjo e fundit u shpreh se nxënësit që kanë marrë pjesë në protestat pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë.

Me megafon në duar anëtarët e Lëvizjes për Universitetin kanë dalë para godinës së Ministrisë së Arsimit, dhe kanë kërkuar që Evis Kushi të dorëhiqet nga posti i Ministres. Studentët e konsiderojnë një njollosje për ta dhe për nxënësit deklaratën e ministres. Ata kanë gjuajtur dhe kanë bërë me bojë të kuqe edhe godinën e Ministrisë. 


Për fyerjen ndaj të rinjve dhe gjithçka që shkon mbrapsht në shkollat tona, ministria që ju përfaqësoni meriton të njolloset dhe ju vetë të dorëhiqeni,”– janë shprehur ata.

Pak ditë më parë, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, tha se nxënësit, të cilët morën pjesë në protestën zhvilluar për vrasjen e Klodian Rashës do të identifikohen dhe sipas saj ato të trajtohen me psikologë. Një natë më parë, Kushi deklaroi se ishte keqcituar, sepse sipas saj, ajo deklaratë nuk kishte kuptimin që i dhanë mediat.

(I.A;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet levizja per universitetin levizja per universitetin kerkon doreheqjen e kushit protestë para ministrisë së arsimit levizja per universitetin levizja per universitetin kerkon doreheqjen e kushit protestë para ministrisë së arsimit

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Dhjetor 2020, 08:38

ITALI– Grupi hetimor në Itali janë vënë në kërkim të një valixheje të katër, pasi burrit shqiptar Shpëtim Pasho që u gjet i vdekur dhe i copëtuar në valixhe bas...