Aktualitet

Pamjet shokuese nga gjykata/ Shkelen masat anti-covid, mbi 50 persona brenda sallës për të pritur vendimin

16 Dhjetor 2020, 10:08 Nga DOSJA
Pamjet shokuese nga gjykata/ Shkelen masat anti-covid, mbi 50 persona brenda

VLORË– Pamje shokuese vijnë nga Gjykata e Vlorës! 27 të arrestuar, gjyqtarë, prokurorë dhe forca të shumta policie. Të gjithë së bashku në seancën e sotme gjyqësore ndaj 27 personave që u arrestuan në aksionin e gjerë anti-drogë të dy ditëve më parë.

Kjo është një shkelje e qartë e aktit normativ për masat anti-Covid, ku mes të tjerash parashikohet se nuk mund të ketë grumbullime mbi 10 persona.


Njëri nga personat e akuzuar ka shfaqur simptomat e COVID, ndaj përfaqësuesit ligjorë kanë kërkuar që ai të mos jetë prezent por nuk është marrë parasysh nga gjyqtarja Elona Mihali.

Dy ditë më parë policia zhvilloi një aksion të gjerë kundër kultivimit të lëndëve narkotike në fshatrat e lumit të Vlorës dhe përgjatë bregdetit. Nga ky operacion u arrestuar 27 persona, 10 të tjerë janë lënë në masën “Arrest shtëpie” dhe 4 i kanë shpëtuar prangave. Policia gjithashtu sekuestroi edhe 120.9 kg kanabis sativa të gatshme për tu shitur dhe 12.144 rrënjë bimë. Mes të arrestuarve ka qytetare, si dhe drejtues e efektivë të policisë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni antidroge ne vlore gjyqi ne vlore aksioni antidroge ne vlore gjyqi ne vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Dhjetor 2020, 08:38

ITALI– Grupi hetimor në Itali janë vënë në kërkim të një valixheje të katër, pasi burrit shqiptar Shpëtim Pasho që u gjet i vdekur dhe i copëtuar në valixhe bas...