Aktualitet

Koronavirusi në Shqipëri, Sulçebe: Kemi arritur në maksimumin e përhapjes së infeksionit, jemi në majën e kurbës

16 Dhjetor 2020, 09:56 Nga DOSJA
Koronavirusi në Shqipëri, Sulçebe: Kemi arritur në

TIRANË– Shqipëria është në kultimin e përhapjes së infeksionit, ky është mendimi i mjeku imunolog, Genc Sulçebe. Në një lidhje Skype në A2cnn, mjeku thotë se kemi arritur majën e kurbës.

“Kemi një nivel mjaft të lartë të infeksionit. Mendoj se kemi arritur në majën e kurbës, por se sa kjo do të vazhdojë nuk mund të themi. Jemi larg imunitetit të tufës, jemi në gjysmë të rrugës”, u shpreh Sulçebe.

Imunologu thotë se koronavirusi ka pësuar mutacion, duke bërë që të transmetohet më lehtë, por fatmirësisht nuk është rritur graviteti i sëmundjes.

Mendohet se këto mutacione nuk do të ndikojnë në efektshmërinë e vaksinës. Vaksinimi është drita në fund të tunelit”.

Mjeku, duke u mbështetur te vaksina, theksoi se në Shqipëri situata do të jetë shumë më e qetë verën e ardhshme. “Unë mendoj se nëse ne do të fillojmë vaksinimin në fillimin në vitit 2021, në gjysmën e parë të vitit që vjen, ne do të kemi një rënie të theksuar të infeksionit”.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet genc sulcebe koronavirusi ne shqiperi genc sulcebe koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Dhjetor 2020, 08:38

ITALI– Grupi hetimor në Itali janë vënë në kërkim të një valixheje të katër, pasi burrit shqiptar Shpëtim Pasho që u gjet i vdekur dhe i copëtuar në valixhe bas...