Aktualitet

Ekzekutimi i Anton Kelit/ SPAK merr në duar përplasjes mes fiseve Reçi-Gjini, 51-vjeçari u vra me tre plumba automatiku ‘s

16 Dhjetor 2020, 09:11 Nga DOSJA
Ekzekutimi i Anton Kelit/ SPAK merr në duar përplasjes mes fiseve

RRËSHEN– Përplasja mes dy fiseve Reçi dhe Gjini në Rrëshen është në duart e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Një ditë pas ekzekutimit të Anton Kelit, kushëririt të Tonin e Preng Gjinit, që shënoi dhe viktimën e gjashtë e atentatin e shtatë në këtë kalavr përplasjesh, SPAK ka marrë përsipër të hetojë krimet që e kanë fillesën ën vitin vitin 2016.

Dosja.al ka mësuar se Keli është qëlluar me automatik të llojit ‘scorpions’, plot gjashtë herë në momentin që ndodhej në makinën e tij që përdorte si taksi për punë. Tre prej plumbave përfunduan në organet jetësore të Kelit, por 51-vjeçari luftoi. Ai udhëtoi për 40 metra dhe kërkoi ndihmë nga pronari i një marketi aty pranë, Petrit Reçi, dhe kërkoi ndihmë prej tij. Ky i fundit, siç rrëfeu dhe për mediat, telefonoi menjëherë ambulancën dhe policinë, edhe pse nuk kishte dëgjuar krisma, por Keli vdiq rrugës për në spital.

Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e bizneseve që ndodhen rrotull vendit ku u bë dhe atentati me shpresë se mos pikaset ndonjë nga autorët. Keli jetonte jashtë shtetit me bashkëshorten dhe fëmijët, dhe në Shqipëri kishte ardhur të takonte të ëmën për festat e fundvitit, të cilat nuk i arriti dot…

Për vrasjen e Andon Kelit, janë shoqëruar deri më tani në Polici 11 persona, të cilët po merren në pyetje, si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Viktima siç edhe dihet është një person pa precedent penal dhe i palidhur deri më tani me asnjë ngjarje kriminale. Burimet bëjnë me dije se ekzekutimi i tij dyshohet se ka lidhje me vrasjet e Rrëshenit, ku mes familjeve Reçi dhe Gjini janë vrarë gjashtë persona (LEXO KËTU PËRPLASJEN E PLOTË)

(a.b;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anton keli vritet anton keli anton keli vritet anton keli

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Dhjetor 2020, 08:38

ITALI– Grupi hetimor në Itali janë vënë në kërkim të një valixheje të katër, pasi burrit shqiptar Shpëtim Pasho që u gjet i vdekur dhe i copëtuar në valixhe bas...