Aktualitet

16 Dhjetor 2020, 08:38 Nga DOSJA

ITALI– Grupi hetimor në Itali janë vënë në kërkim të një valixheje të katër, pasi burrit shqiptar Shpëtim Pasho që u gjet i vdekur dhe i copëtuar në valixhe bashkë me të shoqen, Teuta, i mungojnë gjymtyrët e poshtme. Mësohet se policia po kontrollon të gjithë zonën me qentë e specializuar për kërkime në mënyrë që të gjendet një tjetër valixhe me gjymtyrët që mungojnë.

Nga ana tjetër, ka dalë edhe autopsia e gruas. Teuta Pasho është rrahur barbarisht pasi kishte shumë hematoma në fytyrë dhe kocka të thyera, dëmtime që dyshohet se i kanë shkaktuar vdekjen.

Ngjarja e rëndë u raportua një ditë më parë nga mediat italiane. Burrë e grua u gjetën të copëtuar dhe të futur në tre valixhe, pesë vite pas zhdukjes. Ata u gjetën pranë burgut ku ka vuajtur dënimin djali i tyre për trafik droge, nga ku mendohet të ketë marrë shkak edhe vrasja. Nuk përjashtohet edhe një tjetër pistë, ajo e një sherri me të dashurën e djalit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shpëtim pasho teuta pasho valixhja me trupa ne itali shpëtim pasho teuta pasho valixhja me trupa ne itali

Sondazh

Poll