Aktualitet

Operacioni ‘antidrogë’ në Vlorë, 27 persona lihen në burg, një prej të arrestuarve shfaqi simptoma të Covid-19, u shk

16 Dhjetor 2020, 08:26 Nga DOSJA
Operacioni ‘antidrogë’ në Vlorë, 27 persona lihen

VLORË–Në Gjykatën e Vlorës janë shkelur rregullat anti covid! 27 persona të arrestuar në kuadër të operacionit antidrogë që u zhvillua dy ditë më parë u lanë në arrest me burg nga Gjykata e Vlorës. Një nga përfaqësuesit ligjorë, të një prej të akuzuarve ka deklaruar se klienti i tij ka shfaqur simptoma të covid duke kërkuar që të mos jetë prezent gjatë seancës gjyqësore. Gjyqtarja Elona Mihali nuk e ka pranuar këtë kërkesë.

Ky vendim mund të rrezikojë edhe të pranishmit e tjerë në sallë, duke qenë se do të jenë mbi 40 persona. Kjo shkel rregullat anti-Covid të cilat kërkojnë që të mos ketë grumbullime në më shumë se 10 persona.

Familjarët e tyre pritën me orë të tëra jashtë Gjykatës për të mësuar vendimin që do merrej me të afërmit e tyre. Ata u shprehën se personat që janë kapur janë të pafajshëm e se fajtorët e vërtetë janë jashtë të lirë.

Personat që u përballën me gjykatën ditën e sotme ishin: Maliq Bylyshi; Moisi Mëhilli; Admirim Duro; Ritana Duro; Mbarime Ruko; Dashamir Troka; Marjus Driza; Besnik Guhacaj; Eduard Guhacaj; Saverio Fejzaj; Ismet Hysenil; Shkëlqim Iljazi; Halil Baraj; Simon Leskaj; Blerim Ribaj; Xhezo Shakaj; Agurim Jonizaj; Muis Skarra; Haziz Xhaferraj; Bashkim Devacaj.

Detyrim paraqitje kanë shtetasit Haredin Shkurtaj; Veip Lalaj (Polic), Cerciz Fakaj.

Arrest shtëpie: Irirjan Gjika/ Arrest me burg: Ervin Mehmetaj; Romario Hasanaj; Daniel Gjikaj; Kastriot Gjokaj; Aranit Gjokaj; Oltion Gjokaj; Përparim Gjinaj; Platon Mehmetaj; Arbër Jahaj; Gilo Novruzaj; Elsid gjokaj; Leandër Gjokaj; Astrit Gjokaj; Klinton Shehaj; Gëzim Kuci.

Detyrim paraqitje: Adnand Bajramaj/ Arrest në shtëpi: Pavli Curraj/ Arrest me burg: Isa Jacaj (polic spz); David Fakaj

Detyrim paraqitje: Alem Llanaj (Polic); Ilir Kadena (Polic); Artur Veshaj (Polic); Arjan Tase (Polic).

Dy ditë më parë policia zhvilloi një aksion të gjerë kundër kultivimit të lëndëve narkotike në fshatrat e lumit të Vlorës dhe përgjatë bregdetit. Nga ky operacion u arrestuar 27 persona, 10 të tjerë janë lënë në masën “Arrest shtëpie” dhe 4 i kanë shpëtuar prangave. Policia gjithashtu sekuestroi edhe 120.9 kg kanabis sativa të gatshme për tu shitur dhe 12.144 rrënjë bimë. Mes të arrestuarve ka qytetare, si dhe drejtues e efektivë të policisë.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni antidroge ne vlore operacioni antidroge ne vlore aksioni antidroge ne vlore operacioni antidroge ne vlore

Sondazh

Poll