Aktualitet

Heroinë, kokainë dhe shuma të majme parash në banesë, arrestohet 40-vjeçari në Elbasan

16 Dhjetor 2020, 08:16 Nga DOSJA
Heroinë, kokainë dhe shuma të majme parash në banesë,

ELBASAN– Një 40-vjeçar me inicialet M.B., është vënë në pranga pasi akuzohet për shpërndarje droge në doza të vogla.

Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se në kuadër të operacionit “Kinemaja”, 40-vjeçari u kap në banesën e tij. Pas një kontrolli nga efektivët e policisë, u zbulua se kishte 141 doza me heroinë, 18 doza me kokainë, shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale, një peshore e vogël elektronike dhe dy aparate celular. 

Për pasojë, 40-vjeçari u arrestua, ndërsa lënda narkotike dhe materialet e tjera u sekuestruan. U sekuestrua edhe shuma e parave e gjetur në banesë, konkterisht 4100 euro dhe 300 paund.


Njoftimi  policisë: Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes të drogave të forta në doza të vogla. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kinemaja”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan. Sekuestrohen 141 doza me heroinë, 18 doza me kokainë, shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale, një peshore e vogël elektronike dhe dy aparate celular. Bie në pranga poseduesi i tyre. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla në qytetin e Elbasanit, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, pas një pune hetimore disajavore u bë e mundur goditja dhe dokumentimi ligjor i kësaj veprimtarisë kriminale. Gjatë operacionit të koduar “Kinemaja”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasin: M. B., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: 141 gramë lëndë narkotike heroinë, 18.5 gramë lëndë narkotike kokainë, një peshore e vogël elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike, 4100 euro dhe 300 paund, të cilat dyshohen se janë të përfituara nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes së lëndës narkotike, si dhe dy aparate celular. Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.  Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 40 vjeçari ne elbasan elbasan arrestohet 40 vjeçari ne elbasan elbasan

Sondazh

Poll