Aktualitet

PISTAT/ Gjendet valixhja e katërt, mungon këmba e Shpëtimit, gjendet trupi i Teuta Pashos, vajza ‘kyç gojën’: Pres rezu

16 Dhjetor 2020, 06:43 Nga DOSJA
PISTAT/ Gjendet valixhja e katërt, mungon këmba e Shpëtimit,

TIRANË– Shpëtim dhe Teuta Pasho, çifti shqiptar që u gjetën një natë më parë në Itali, të copëtuar e të futur në katër valixhe, kanë mangësi në gjymtyrë. Grupi hetimor italian ka gjetur valixhen e katërt. Këmba mungon nga trupi i gjymtuar i burrit, ndërkohë që trupi i gruas është gjetur në valixhen e tretë.

Dosja.al ka siguruar fotot e çiftit nga Vlora dhe ka mësuar pistat e hetimit ku janë fokusuar italianët. Pjesët e trupit të Shpëtim dhe Teuta Pashos u gjetën pranë burgun Solliçiano ku djali i tyre vuante dënimin për trafik droge në kohën që çifti shqiptar u zhduk. Dyshohet se vrasja e tyre mund të ketë lidhje me “bëmat” e të birit. Mediat italiane shkruajnë se një prej pistave ku po hetohet është një sherr që ka pasur çifti shqiptar me të dashurën e djalit, debat për të cilin nuk dihen ende detaje konkrete.

Fotot e dyshes nga Vlora kishin bërë xhiron e të gjitha mediave italiane që nga viti 2015, por mbrëmë u gjetën të prerë në copa e të futur në valixhe. Për herë të fundit, sipas verifikimit të tabulateve telefonike, Teuta ka folur me të motrën në muajin nëntor të vitit 2015.

Më datë 1 ka marrë të motrën, dhe më datë 2, kur e motra e ka marrë sërish, dyshja nuk janë përgjigjur më. Një ditë më pas, një numër anonym ka telefonuar vajzën e çiftit shqiptar për t’i thënë që të mos e telefononte më të ëmën sepse nuk donte të fliste me askënd.

Paraprakisht mendohet se trupat janë copëtuar dikur tjetër dhe janë hedhur nga ndonjë makinë në ecje, por ende nuk dihet se prej sa kohësh qëndronin në atë valixhe. Kjo për shkak të letrës me të cilin ishin mbështjellë trupat, me celofan dhe najloni që kanë ofruar një lloj ‘mbrojtjeje’. Ajo që solli identifikimin e çifti ishte se në njërin prej trupave u vu re një tatuazh në formë spirance, poshtë të cilës ishte gdhendur edhe emri i një qyteti shqiptar. Por analizat dhe ekzaminimet e mëtejshme, do të zbardhin më tepër detaje.

Sot, vajza e Shpëtim dhe Teuta Pashos, Dorina është shprehur se nuk do komentojë asgjë derisa të dalë rezultati përfundimtar i ADN-së, që të tregojë nëse janë prindërit e saj apo jo, edhe pse autoritetet italiane janë të bindur tashmë. Çifti u zhdukën në fillim të nëntorit 2015. Ata jetonin në Shqipëri dhe shkonin shpesh në Toscana, ku jetonin fëmijët e tyre, dhe dje u gjetën të vdekur e të prerë. Autopsia tregoi se Teuta ka ndërruar jetë nga dhuna monstruoze, pasi ka pasur hematoma në fytyrë dhe kocka të thyera.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shpëtim dhe teuta pasho valixhja me trupa ne itali shpëtim dhe teuta pasho valixhja me trupa ne itali

Sondazh

Poll