Aktualitet

COVID-19 “mbërthen” shkollat e Durrësit/ Futen në karantinë 41 mësues dhe 91 nxënës (RAPORTI)

15 Dhjetor 2020, 21:09 Nga DOSJA
COVID-19 “mbërthen” shkollat e Durrësit/ Futen në

DURRËS- Koronavirusi ka mbërthyer shkollat në Durrës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 41 mësues nga 32 shkolla janë futur në karantinë për shkak të koornavirusit. Po ashtu burime bëjnë me dije se në karantinë janë edhe 91 nxënës.

Mësohet se 31 mësues dhe 46 nxënës që janë në izolim janë të shkollave 9-vjeçare, ndërkohë që 10 mësues dhe 45 nxënës janë nga arsimi.

Ndërkohë siç shihet në raportin e mëposhtëm, personeli shëndetësor ka qenë nëpër shkollat rrethit dhe pavarësisht masave mbrojtëse që janë marrë në ambientet e shkollës, shihet se me temperaturë kanë rezultuar dhe disa nxënës të tjerë.

Mësohet se pas dy muajsh që ka nisur shkolla, raste të reja raportohen pothuajse çdo ditë.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne durres koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne durres koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll