Aktualitet

Vrasja e kushëririt të Armando e Preng Gjinit/ Policia “blindon” Rrëshenin, ngre postblloqe në disa pika! Disa t

15 Dhjetor 2020, 21:06 Nga DOSJA
Vrasja e kushëririt të Armando e Preng Gjinit/ Policia

MIRDITË– Anton Keli, djali i hallës së Armando e Preng Gjinit është vrarë pasditen e sotme në Rrëshen. Për të kapur vrasësit e 51-vjeçarit, në zonën e Rrëshenit janë ngitur postblloqe në disa pika dhe po kryehen kontrolle për të kapur autorët.

Ekzekutorët ende nuk janë identifikuar por Policia e Shtetit ka shoqëruar në Komisariat disa persona të cilët po merren në pyetje për zbardhjen e plotë të saj.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Malaj të Rrëshenit, ku 51-vjeçari Anton Keli jetonte bashkë më të ëmën. Mësohet se ai është qëlluar me breshëri teksa ndodhej në makinën e tij. I plagosur, Keli është nisur për t’u dërguar me urgjencë në spital por ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Policia dhe FNSH-të kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur punën për kapjen e autorit. Dyshohet se vrasje e tij ka lidhje me kalvarin e hakmarrjeve mes dy familjeve Reçi dhe Gjini.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anton keli vritet anton keli anton keli vritet anton keli

Sondazh

Poll