Aktualitet

FOTO: Dhunohet shqiptari në Greqi, dy persona me maska i vënë pritë në një garazh, ‘mister’ identiteti i ish-boksierit

15 Dhjetor 2020, 20:58 Nga DOSJA
FOTO: Dhunohet shqiptari në Greqi, dy persona me maska i vënë

GREQI-Një sulm i përgjakshëm ka ndodhur ditën e sotme në parkim makinash në Rrugën Dodekanisou 35, në Peristeri të Greqisë. Sipas, mediave greke, dy persona të maskuar kanë sulmuar me armë dhe hekur një ish-boksier shqiptar 32-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet me dije.

Dy personat e paidentifikuar zbritën nga makina dhe njëri prej tyre e ka qëlluar shqiptarin në këmbë me armë, ndërsa një tjetër me shufër hekuri. Menjëherë, pas sulmit ata u arratisën, kurse shqiptari shkoi vetë në spital, ku po kurohet.

Ndërkohë, deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar dhe as një motiv të qartë për sulmin, por policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat ish boksierit ne greqi greqi atentat ish boksierit ne greqi greqi

Sondazh

Poll