Aktualitet

Artan Hoxha jep VERSIONIN: Klodiani dhe efektivi janë përplasur fizikisht, ky është detaji që më duket i çuditshëm

15 Dhjetor 2020, 19:52 Nga DOSJA
Artan Hoxha jep VERSIONIN: Klodiani dhe efektivi janë përplasur

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha deklaron se ka dyshime që mes Klodian Rashës dhe efektivit Nevaldo Hajdaraj mund të ketë pasur konfrontim fizik. Hoxha ka thënë për emisionin “Vetting”, viktima ka një dëmtim të madh në pjesën e pasme të kokës, në pjesën e kockës së hundës dhe ballit dhe të fytyrës, ndërsa plumbin e ka marrë nga pas.

Sipas gazetarit është e çuditshme që që nëse viktima do të kishte pasur armë pse duhet ta kishte hedhur aq larg.

“Ka dyshime që mund të pasur konfrontim fizik. Viktima ka një dëmtim të madh në pjesën e pasme të kokës, në pjesën e kockës së hundës dhe ballit dhe të fytyrës. Ajo që është fakt është se viktima e ka plumbin nga mbrapa. Distanca është 6 ose 7 metra sepse nuk mund të kesh shënjestër nga një distancë më e madhe. Arma është gjetur në distancë nga vendi i ngjarjes. Vërtetësia do të dalë nga ekspertiza. Më duket e çuditshme që nëse viktima do të kishte pasur armë pse duhet ta kishte hedhur aq larg. Policia jonë e ka traditë që nuk qëllon me armë. Policia jonë është treguar më tepër tolerante se sa ka vepruar ndryshe nga vendet e tjera,”- thotë gazetari.

Marrë nga AbcNews

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha vrasja e klodian rashes artan hoxha vrasja e klodian rashes

Sondazh

Poll