Aktualitet

I shpëtoi atentatit/ Shqiptari ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Athinës

15 Dhjetor 2020, 19:41 Nga DOSJA
I shpëtoi atentatit/ Shqiptari ndodhet në gjendje të

GREQI-Shqiptari, i cili u plagos ditën e djeshme, pas disa të shtënave me armë zjarri, ndodhet në Spitalin e Përgjithshëm të Athinës “Gerorgias Gennimatas”. Sipas mediave greke, gjatë një kontrolli, u gjetën katër plumba pistolete në rrugën Nikopoleos, rreth tre blloqe larg nga vendi ku ndodhej makina me të plagosurin.

Gjithashtu, siç bwhet e ditur nga mediat vendase bashkë me të në makinë ishin dhe dy persona të tjerë që u shoqëruan në polici, për të treguar çfarë ka ndodhur.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në orën 19:30, ku pas të shtënave  shqiptari u gjet nga policia brenda një makine në kryqëzimin e rrugëve Patision dhe Iakovaton, pas thirrjeve telefonike nga banorët e zonës të cilët u ankuan se dëgjuan të shtëna.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vrasja e shqiptarit ne greqi vrasja e shqiptarit ne greqi

Sondazh

Poll