Aktualitet

Gjakmarrje apo…? Ekzekutimi i 51-vjeçarit në Rrëshen, familja Reçi ngre “duart lart”: S’kemi lidhje

15 Dhjetor 2020, 19:27 Nga DOSJA
Gjakmarrje apo…? Ekzekutimi i 51-vjeçarit në Rrëshen,

TIRANË– Dyshimi i parë pas vrasjes së 51-vjeçarit Anton Keli në Rrëshen, është familja Reçi. Avokati i familjes, Aleksandër Ndrejaj, në emër të familjes Reçi ka deklaruar se asnjë prej tyre nuk ka lidhje me krimin e ndodhur pasditen e sotme.

Familja mohon kategorikisht implikimin me vrasjen e 51-vjeçarit, duke shtuar se vrasjet e djemve të tyre ia kanë lënë në dorë drejtësisë.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot pasdite në Rrëshen, deklarojmë se familja Reçi nuk ka asnjë lidhje apo implikim me këtë ngjarje. Në lidhje me fatkeqësitë tona familjare për ngjarjet që kanë ndodhur ne ia kemi lënë në dorë Prokurorisë dhe policisë për të gjetur autoret për vrasjen e Kastriotit. Me këto veprime në media që po aludohen po fusin në konflikte të paqena familjen Reçi,”- thuhet në mesazhin e Ndrejajt.

vijon…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anton keli vritet anton keli anton keli vritet anton keli

Sondazh

Poll