Aktualitet

ME VIDEO: “Më plagosën, ndihmë!”/ Ekzekutimi i Anton Kelit në mes të fshatit, viktima kërkoi ndihmë te marketi, morë

15 Dhjetor 2020, 19:05 Nga DOSJA
ME VIDEO: “Më plagosën, ndihmë!”/ Ekzekutimi i Anton

RRËSHEN– Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e Anton Kelit në fshatin Malaj të Rrëshenit. Mësohet se sapo ka hapur derën e automjetit të tij, ai është qëlluar me breshëri automatiku nga disa persona ende të paidentifikuar. Megjithatë ka mundur të shpëtojë i gjallë për disa çaste. 

Me plumba në trup ai është drejtuar për në marketin e lagjes, ku edhe ka kërkuar që ta ndihmojnë sepse e kishin plagosur. Të pranishmit kanë njoftuar menjëherë autoambulancën por rrugës për në spital, 51-vjeçari ka ndërruar jetë. 

Atentat ndaj kushëririt të Tonin dhe Preng Gjinit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Malaj të Rrëshenit, ku 51-vjeçari Anton Keli jetonte bashkë më të ëmën. Mësohet se ai është qëlluar me breshëri teksa ndodhej në makinën e tij. I plagosur, Keli është nisur për t’u dërguar me urgjencë në spital por ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Policia dhe FNSH-të kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur punën për kapjen e autorit. Dyshohet se vrasje e tij ka lidhje me kalvarin e hakmarrjeve mes dy familjeve Reçi dhe Gjini.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anton keli vritet anton keli anton keli vritet anton keli

Sondazh

Poll