Aktualitet

DOSJA MIRDITA! Kalvari i hakmarrjes që s’po ndalet me kufoma, gjaku i vëllezërve Reçi që ende nuk u la…si nisi lufta me

15 Dhjetor 2020, 18:41 Nga DOSJA
DOSJA MIRDITA! Kalvari i hakmarrjes që s’po ndalet me kufoma, gjaku i

MIRDITË– Dosja e vjetër e gjakmarrjes në Mirditë është ‘shpluhurosur’ sërish pasditen e sotme. Anton Keli, 51 vjeç, djali i hallës së Preng dhe Tonin (Armando) Gjinit është ekzekutuar me armë zjarri vetëm pak metra larg banesës së tij në fshatin Malaj. Flitet për një hakmarrje mes dy familjeve në Rrëshen që i kanë hapur rrugën një valë vrasjes, që edhe sot janë të pazbardhura. Por si ka nisur gjithçka?

Gjithçka ka nisur në vitin 2016, para katër vitesh, vit kur u ekzekutua ish-drejtori i OSHEE-së Sajmir Jaku. Më pas në hakmarrje të Jakut dyshohet se është kryer edhe atentati i Gasper Reçit, në muajin prill të vitit 2017. Vrasja e vitit 2017 erdhi pasi dyshohej se autori i vrasjes së Sajmir Jakut ishte Kastriot Reçi. Po në muajin shtator të vitit 2017, vjen një tjetër vrasje. Bëhet fjalë për ekzekutimin e Kreshnik Gjinit, shqiptarit që punonte si kamarier në Belgjikë dhe njihej edhe si Niko K.. Vrasja e Gjinit dyshohet të jetë bërë si hakmarrje për atë të Gasperit. Gjithsesi pala tjetër nuk ka qëndruar e qetë.

Ndërkohë që në fillim të këtij viti, biznesmeni Kastriot Reçi, u qëllua me snajper teksa takonte një të afërmen e tij dhe djalin e saj. Vrasësi me pagesë, i cili as sot nuk është zbuluar se kush ishte, qëlloi nga një banesë e qytetit duke mos ia kursyer jetën biznesmenit, i cili pësoi të njëjtin fat si i vëllai i tij, Gasperi.

Reçi u qëllua për vdekje në Itali më 2018, dhe të dyshuarit kryesorë ishin njerëzit e Tonin Gjinit, i njohur në zonë si ushtari i Met Kananit. Për t’u hakmarrjë ndaj vëllait të tij të vrarë, dyshohet se ishte Kastriot Reçi, autori ose të paktën urdhëruesi i ekzekutimit të Armando Gjinit, që më pas hapi një valë vrasjesh që nuk po ndalon më. Tonini alias Armando, u vra më armë zjarri në gusht të 2019 para katedrales së qytetit të Rrëshenit. Nën hetim për këtë vrasje u vu Kastriot Reçi, ndërsa për vrasjen e këtij të fundit grupi hetimor ‘hodhi sytë’ nga familja Gjini, por nuk pati asnjë të arrestuar.

Ndërsa më 15 shtator të këtij viti, makinës së Preng gjinit, i vunë tritol, duke lënë të plagosur rëndë dhe me dëmtime të shumta 50-vjeçarin. Për tritolin e vendosur në mes të Tiranës, vetë shefi i ‘bluve të kryeqytetit’ Rebani Jaupi, konfirmoi përballë mediave, se pista ku po hetohej ishte hakmarrja. Ndërkohë që nga ana tjetër, familja Reçi në një reagim pas ngjarjes do të mohonte çdo pretendim, duke shtuar se nuk kishin hasmëri me asnjë. Por krisma u dëgjuan sërish sot… Gjaku i Gasperit dhe Kastriotit duket se nuk është “larë” ende dhe nga pala tjetër, vazhdojnë që të rreshtohen viktima. Sot shënjestra ishte djali i hallës, nesër nuk e dimë se kush… Ndoshta dhe të pafajshëm.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anton keli dosja mirdita familja gjini familja reçi vritet anton keli anton keli dosja mirdita familja gjini familja reçi vritet anton keli

Sondazh

Poll