Aktualitet

Vrasja e Klodian Rashës/ Qytetarët në Durrës dalin për të katërtën ditë në protestë, pjesë e tubimit edhe persona me

15 Dhjetor 2020, 18:34 Nga DOSJA
Vrasja e Klodian Rashës/ Qytetarët në Durrës dalin për

DURRËS- Ditën e sotme në Durrës është zhvilluar protestë për vrasjen e Klodian Rashës nga policia.

Qytetarët durrsakë kanë dalë për të katërtën ditë radhazi për të kërkuar drejtësi për 25-vjeçarin që u vra mëngjesin e 8 dhjetorit nga efektivi i policisë.

Ndërkohë në protestë mësohet se kanë marrë pjesë edhe persona me aftësi të kufizuar ndërkohë që me vete protestuesit kanë marrë edhe një arkivol ku mbi të është shkruar: Kush do të vritet tani. Sakaq, mësohet se policia ka shoqëruar dy persona ndërkohë që ka shpërndarë pjesën tjetër të turmës.

Ndërkohë, protestë është zhvillauar edhe në Tiranë, pro ndryshe nga ditët e tjera, protesta ka qenë shumë e qetë dhe numri i qyetetarëve ka qenë shumë i vogël.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta ne durres protesta ne durres

Sondazh

Poll