Aktualitet

“Drejtësi për Klodianin”/ Protestuesit në Durrës me arkivol në duar dalin në protestë: Kush është tjetri që do të

15 Dhjetor 2020, 18:16 Nga DOSJA
“Drejtësi për Klodianin”/ Protestuesit në Durrës

DURRËS– Ditën e sotme po zhvillohet protesta e shtatë në Durrës për vrasjen e Klodian Rashës. Bëhet e ditur se  protesta është zhvilluar tek sheshi ”Liria” në qendër të qytetit. Por ndryshe nga ditët e tjera pasditen e sotme protestuesit kanë improvizuar një ceremoni funerale , ndërkohë që me vete kanë marrë dhe një arkivol mbi të cilin shkruhet ”Kush është tjetri?”.

Siç shihet në foton e mëposhtme,  arkivoli është i mbuluar me flamurin Kombëtar. Ata janë drejtuar drejt Drejtorisë së Policisë ku dhe kanë bërë thirrje “drejtësi për Klodianin”.

Por ndërkohë Shërbimet policore kanë ndërhyrë duke i dhënë fund marshimit të protestuesve drejt godinës së policisë me arkivolin ku simbolikisht është varrosur shpresa e shqiptarëve dhe drejtësia për Klodianin.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta ne durres protesta ne durres

Sondazh

Poll