Aktualitet

ME FOTO: Ky është Anton Keli, 51-vjeçari që u masakrua me plumba brenda makinës së tij

15 Dhjetor 2020, 18:02 Nga DOSJA
ME FOTO: Ky është Anton Keli, 51-vjeçari që u masakrua me

RRËSHEN– Personi që po shihni në foton e mëposhtme është Anton Keli, viktima e atentatit të zhvilluar pasditen e sotme në Rrëshen të Mirditës. 51-vjeçari u qëllua teksa ndodhej brenda makinës së tij, dhe u nis me urgjencë për spital por nuk mundi që t’u shpëtonte plagëve të marra.

Atentat ndaj kushëririt të Tonin dhe Preng Gjinit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Malaj të Rrëshenit, ku 51-vjeçari Anton Keli jetonte bashkë më të ëmën. Mësohet se ai është qëlluar me breshëri teksa ndodhej në makinën e tij. I plagosur, Keli është nisur për t’u dërguar me urgjencë në spital por ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Policia dhe FNSH-të kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur punën për kapjen e autorit. Dyshohet se vrasje e tij ka lidhje me kalvarin e hakmarrjeve mes dy familjeve Reçi dhe Gjini.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anton keli vritet anton keli anton keli vritet anton keli

Sondazh

Poll