Aktualitet

E ëma u mbyt në det/ Djali i Mirela Ramës tregon momentet e tmerrit: E kisha në krah për një orë, policia s’na ndih

15 Dhjetor 2020, 17:42 Nga DOSJA
E ëma u mbyt në det/ Djali i Mirela Ramës tregon momentet e

HIMARË– Abdyl Rama, djali i Mirela Ramës që u mbyt nga stuhia në detin e Himarës më 5 gusht të këtij viti, ka hedhur akuza ndaj policisë kufitare, ndërsa kërkon drejtësi për të ëmën.

I riu i mbijetuar nga tragjedia ka treguar historinë e tij në “Shqipëria live”,  ku sipas tij  institucionet përkatëse nuk po hetojnë për ngjarjen e rëndë dhe për papërgjegjshmërinë nga ana e policisë kufitare..

Vëllai ishte në port dhe lajmëroi policinë kufitare sapo nisi stuhia, por policia tha se ska kompetenca për të nxjerrë mjetin lundrues. Anijet që gjendeshin në port filluan të kërkonin ndërkohë që policia erdhi rreth katër orë me vonesë”-  u shpreh Avdyli.

Mëngjesin e 5 gushtit, Mirela bashkë me bashkëshortin dhe dy djemtë dolën në orët e para të mëngjesit për të mbledhur rrjetat e peshkimit por prej stuhisë peshkarexha e tyre u përmbys. Mirela Rama u gjet e pajetë disa orë pas përmbysjes së varkës me të cilën peshkonin por për ngjarjen nuk janë kryer hetime. Ai ka rrëfyer se e ka mbajtur të ëmën mbi një orë në det teksa përpiqej të dilte por stuhia dhe mjegulla më pas e detyroi të ndahej nga Mirela Rama, ndërsa sot kërkon drejtësi që zbardhet ngjarja.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dëshmia e djalit mirela rama tragjedia në himarë dëshmia e djalit mirela rama tragjedia në himarë

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Dhjetor 2020, 16:45

TIRANË- Sot është zhvilluar për të shtatën ditë radhazi protesta për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj. Q...